E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha prano kompromisin! Kauza e opozitës nuk do të harrohet

Lideri i opozites Edi Rama gjatë turit “Hap kutitë, liro vizat cliro ekonominë”, në Elbasan, iu drejtua drejtpersedrejti kryeministrit Sali Berisha per te pranuar kompromisin pasi kauza e opozites nuk do te harrohet. Perkundrazi tha ai sa me shume kalon koha aq më e madhe bëhet nevoja për të.

“Unë dëshiroj ta përsëris apelin tim për Sali Berishën, që të mos i ikë të vërtetës, sepse sa më shumë i ikën, aq më shumë do ta ndeshë përballë. Dhe me kurajo t’i japë zgjidhje këtij problemi të madh, që duke e shtyrë me idenë se mund të harrohet, vetëm zmadhohet dhe vetëm rëndohet. Ne jemi të gatshëm që ta gjidhim këtë problem me një kompromis që i hap rrugë transparencës dhe jemi të gatshëm që të merremi vesh që transparenca të garantohet. Sali Berisha duhet ta dëgjojë këtë apel dhe duhet ta kuptojë se thjesht po përsërit një gabim historik të tijin, duke i ikur të vërtetës, duke ju shmangur ballafaqimit me të vërtetën dhe duke menduar se ata që ka përballë do t’ja hapin rrugën. Ne nuk ja hapim rrugën përderisa ai nuk do t’i hapë rrugë transparencës që ne kërkojmë” tha Rama.

Rama duke analizuar të gjitha hapat e hedhura në 9 muaj nga opozita nënvizoi se Partia Socialiste si një alternativë qeverisëse nuk i ka qëllim në vetvete bojkotin, protestat apo grevën, por se keto janë te vetmet mjete reagimi ndaj një të keqeje, kur nuk ka dialog.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›