E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat, tregu i gjësë së gjallë pa kushte higjieno-sanitare

Konsumatorët e mishit dhe produkteve të tij në Klos të Matit janë shumë të rrezikuar, pasi tregu i gjësë së gjallë nuk plotëson asnjë kusht higjieno-sanitar. Pavarësisht shqetësimeve të ngritura, situata në këtë treg mbetet e njëjtë. 

MAT- Tragu u gjësë së gjallë në Klos të Matit, ashtu sikurse edhe disa të tjerë në vend, nuk plotëson asnjë standard higjieno-sanitarqë siguron shëndetin e krientëve të tij. Bagëtitë theren dhe shiten në trotuar, në mes të pellgjeve me ujë, baltës dhe temperaturave tepër të larta, ndërsa uji për pastrimin e vendit mungon.
Janë vetë tregtarët të cilët shprehin pakënaqësi për mungesën e kushteve që sigurojnë një treg të mirëfilltë dhe të sigurtë për këdo që i drejtohet për të blerë produkte mishi.
Produktet e ofruara janë tërësisht të ekspozuara ndaj papastërtive. Specialistë të bujqësisë bëjnë të ditur se janë interesuar disa herë në bashkinë e Klosit për të marrë masa por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar në këtë vend i cili mbledh tregtarë nga Mati, Bulqiza, peshkopia dhe Miloti.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›