E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kështjella e Argjirosë, 2 mijë turistë në një muaj

Kështjella e Argjirosë në Gjirokastër vazhdon të tërheqë turistë të huaj e vendas. Gjatë muajit korrik numri i tyre arrin në rreth 2 mijë, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se kemi një rritje të vizitorëve në krahasim me një vit më parë. 

GJIROKASTER- Kështjella e Argjirosë është vendi më i vizituar nga turistët gjatë guidës në Gjirokastër. Vlerat e saj monumentale tërheqin cdo vit mijra vizitorë të cilët njihen më nga afër me historinë dhe pamjen e rrallë që të ofrojnë vetëm kështjellat e lashta. Vetëm gjatë muajit korrik numri i vizitorëve arriti në 2000.
“Kemi rreth 2 mijë vizitorë gjatë një muaji nga rreth 1500 që ishin vitin e shkuar dhe kjo shifër dëshmon se qyteti muze i Gjirokastrës vazhdon të ketë një interes të lartë vecanërisht tek turistët perëndimorë dhe vizitorëve që vijnë nga Kosova e Maqedonia” shprehet drejtori i zyrës së administrimit koordiminit të qytetit Rajmond Kola.

Këtu turistët shëtisin në të gjithë pjesët e kështjellës dhe bëjnë fotografi për të ruajtur kujtime prej saj. Vizita u lehtësohet edhe nga panelet informuese në 2 gjuhë, përkatësisht në shqip dhe në anglisht.

“Së fundi është kryer vendosja e paneleve informues në kështjellën e Gjirokastrës. Është një proces që do të vijojë edhe me një ide që ne kemi për vitin e ardhshëm për të përmirësuar sistemin audioviyiv dhe ndoshta për të krijuar dhe guidat e para audio dhe video në kështjellë” theksoi Kola.

Drejtori i zyrës së administrimit koordiminit të qytetit Rajmond Kola, duke krahasuar shifrat me një vit më parë, bën të ditur se këtë vit ka një rritje të turistëve, numri i të cilëve arrin në rreth 8 mijë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›