E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhurma akustike, Policia 14 gjoba lokaleve në Bllok

Aksioni më i fundit i policisë Bashkiake të kryeqytetit për të ulur nivelin e zhurmave nga lokalet e natës ka përfunduar me 14 gjoba të vendosura në zonën e ish Bllokut. Policia bën të ditur se në rast të mosmarrjes së masave lokalet do mbyllen. 

TIRANE- Aksioni më i fundit i policisë Bashkiake të kryeqytetit për të ulur nivelin e zhurmave nga lokalet e natës ka përfunduar me 14 gjoba të vendosura në adresë të këtyre të fundit. Bëhet fjalë për lokalet e zonës më të frekuentuar të metropolit shqiptar, ato të zonës te ish-Bllokut.

Kjo masë ndëshkimore është marrë ndaj tyre, pasi nuk kanë përdorur silenciator për muzikën pas orës 23:00 të mbrëmjes, megjithëse policia bashkiake i kishte paralajmëruar për këtë gjë. Ndërkohë që drejtuesit e kësaj policie shprehen së nëse ky do të jetë një veprim i përsëritur nga pronarët e lokaleve nuk do të mungojnë as masat ekstreme, pra mbyllja e tyre.

Ky aksion i policise bashkiake ka nisur pak ditë më parë pas ankesave të shumta nga banorët e kësaj zone, për zhurmat e larta që vazhdojnë deri në orët e para të mëngjesit. Policia bashkiake i ka njoftuar pronarët e këtyre lokaleve se do t'i lejojë t'i mbajnë hapur "non stop" vetëm nëse përdorin silenciatorë për eleminimin e zhurmave, sidomos të muzikës me zë të lartë.

Ndërkohë të rinjtë kanë qenë edhe më të pakënaqurit ndaj nuk kanë ngurruar as të ankohen se policia përdor presion dhe dhunë për t'i nxjerrë forcërisht klientët nga lokalet, pasi ata nuk pranojnë të ikin në shtëpi kaq herët.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›