Matematika maturantet perfundojne provimin e dyte

Në të gjithë vendin rreth 42 mijë maturantë kanë dhënë sot provimin e dytë të detyrueshëm, atë të matematikës. Ashtu si u premtua dhe nga autoritetet e Arsimit një ditë më parë testi do të përmbante 12 pyetje me zhvillim dhe 13 me alternativë , ndërkohë që ato do të ishin të tre niveleve ku rreth 20% e tyre do të ishin vetëm për ata që pretendojnë të marrin notë mbi 8. Sipas rregullores në ambientet e shkollave përgjatë dy orëve të zhvillimit të testit ka patur administratorë, të cilët sipas nxënësve nuk kanë lejuar të kopjohet.
Ndërkohë sipas burimeve zyrtare pranë ministrisë së Arsimit nesër pritet që maturantët të kenë në duar përgjigjet e provimit të parë, atij të letërsisë. Por testet nuk kanë përfunduar për të rinjtë që duan të ulen në auditorë, pasi në 30 qershor kanë provimet me zgjedhje dhe vetëm pasi të rezultojnë kalues në të gjitha këto provime, ata do të quhen kalues nga shkolla e mesme e ndoshta fitues pas llogaritjes se pikeve në universitete.
Edlira Sulejmani