Mesazh per opoziten Kukan Njihni rezultatin e drejtesise
Politika shqiptare duhet të respektojë vendimet e institucioneve. Kryetari i delegacionit për Europën Juglindore, Eduard Kukan thotë për ‘AS’ se politika duhet të pranojë çdo rezultat që nxjerrin institucionet për 8 majin, duhet të ndjekë betejat ligjore duke çuar çështjen edhe në Gjykatë Kushtetuese, por në të gjitha rastet duhet të zbatojë vetëm ligjin.
“Në fjalimin tim u tregova shumë i qartë në respekt të institucioneve që kanë tagrin për të marrë vendimin e zgjedhjeve të 8 majit. Dhe palët duhet të respektojnë institucionet. Procesi i integrimit nuk ka përfunduar. Ai vazhdon akoma. Procesi do të jetë drejt fundit kur të shikojmë qetësi të situatës politike. Unë shpresoj për këtë sepse shikoj që qëndrimi i zotit Rama është se ai do të vazhdojë betejën ligjore. Kjo është shumë mirë, ai duhet të protestojë, madje ta çojë çështjen edhe në Gjykatën Kushtetuese, por duhet të ndjekë vetëm ligjin. Kjo do të arrihet vetëm me dialog konsensual politik, për të cilin theksoi se deri tani asgjë nuk ka ndryshuar nga më parë”- u shpreh Kukan.
Takimi ndërparlamentar mes 14 deputetëve shqiptarë dhe 14 eurodepuetëve është zhvilluar me dyer të mbyllura në Bruksel për të shmangur debatet mes deputetëve socialistë dhe demokratë lidhur me zgjedhjet e 8 majit. Komiteti i Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe PE diskutoi mbi 12 rekomandimet që BE i ka dhënë Shqipërisë të cilat do të pasqyrohen edhe në progres raportin i cili pritet të dalë në muajin tetor.