E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materiali i muzeve online në 7 gjuhë

Butrinti dhe Gjirokastra, qytete të shpallura pasuri botërore e njerëzimit, të cilave iu është shtuar sëfundmi edhe Berati, janë tashmë pjesë e www.sitiunescoadriatico.org, ku shpalosin vlerat e tyre vizuale, historike e arkeologjike në 7 gjuhë duke përfshirë edhe gjuhën shqipe. Këto të dhëna janë përpunuar si pjesë e projektit INTERREG III A Itali-Shqipëri, që ka patur për qëllim të vlerësojë trashëgiminë artistiko-kulturore-natyrore të vendeve të njohura nga Unesco si trashëgimi e njerëzimit të ndodhura në dy anët e Adriatikut, duke nxjerrë në pah dhe karakteristikat e tyre të jashtëzakonshme.

Kjo adresë interneti mundëson krijimin e itinerareve që vënë në dukje lidhjet historiko-artistike dhe karakteristikat e bashkëndara të vendeve të ndryshme Unesco, duke sugjeruar edhe udhëtime turistike të panjohura më parë. udhëtimi on-line në mrekullitë e Adriatikut, të denja për të zgjuar interesin e formave të shumta të turizmit dhe qarqeve të ndryshme kulturore, që përfshijnë të dy brigjet e Adriatikut.

Projekti ka realizuar gjithashtu përhapjen e eksperiencave të restaurimit, rikuperimit, katalogizimeve dhe të linjave orientuese për administrimin e vendeve, pranë të gjithë partnerëve, nëpërmjet organizimit të seminareve dhe workshopeve të studimit mbi restaurimin dhe teknikat e tij, mbi forma të reja të përshtatshme për administrimin e vendeve trashëgimi kulturore e mbi promovimin turistik.

Ky informacion, i mbështetur edhe nga websiti www.cchnet.eu, ku listohen në disa gjuhë edhe përmbajtja e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, Muzeut Onufri në Berat, Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë, Muzeut Arkeologjik në Tiranë si dhe Muzeut Etnografik në Krujë (sëfundmi këto muze janë përgëzuar edhe në një artikull në Corriere del Mezzogiorno në Itali), por edhe nga www.albaniantourism.com, faqja zyrtare e turizmit shqiptar, japin të dhëna të plota dhe të larmishme mbi përmbajtjen e këtyre destinacioneve, pjesë e pandarë e itinerareve turistike-kulturore. Të plotësuara edhe nga vendosja e sinjalistikës turistike me kritere perëndimore gjatë vitit 2008 në 8 rajone kryesore të Shqipërisë si dhe nga progesi i punimeve përgjatë rrugëve që i lidhin më shpejt me akset nacionale, qendrat historike, parqet arkeologjike e muzetë janë tashmë edhe më të vizitueshëm e më pranë vizitorëve të huaj por edhe atyre vendas.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›