E Diel, 1 Nëntor 2026

Abonentët “What’s Up”, tani do të flasin e kursejnë akoma më shumë



Të gjithë abonentët “What’s Up”, me ofertën “What’s Up Vitamina”, shijojnë përfitime dhe kursim në telefonata, SMS dhe MMS. Të gjithë abonentët ekzistues dhe të rinj “What’s Up”, duke filluar nga 6 shkurti e gjatë gjithë muajit, përfitojnë paketën me 700 minuta kohë bisede me çmim vetëm 500 lekë (pa TVSH). 700 minutat vlejnë për telefonatat brenda komunitetit “What’s Up” dhe duhen konsumuar brenda 30 ditëve nga data e blerjes. Paketën me minuta mund ta blini vetëm nëpërmjet menysë AMC Easy (#100# buton telefonate). Për me tepër, abonentët e rinj “What’s Up” mund të blejnë numrin “What’s Up” me çmimin 500 lekë (me TVSH) dhe përfitojnë 400 SMS e 200 MMS falas, si dhe 400 lekë kohë bisede fillestare. Këto SMS dhe MMS vlejnë brenda komunitetit “What’s Up” brenda 30 ditëve nga dita e aktivizimit. Kjo ofertë do të jetë e vlefshme për një periudhë kohe të pacaktuar, duke filluar nga 6 shkurti. AMC u ofron sërish abonentëve të saj zgjidhje komunikimi unike e të integruara, njëkohësisht më të leverdishmet në tregun shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›