Mateus: Balak e Frings po gabojnë
Pas polemikave të fundit në Kombëtaren gjermane, ka reaguar edhe ish-ylli i Gjermanisë, Lotar Matues, në një intervistë për "ZDF".
Çfarë e karakterizon një lojtar lider?
Me veprimet që ai bën, jo vetëm në rolin e vet, por në organizimin e skuadrës, duhet të bindë. Prandaj, një lojtar lider ka një personalitet të fortë dhe prezencë. Ai duhet të jetë paksa më i madh (në moshë), dhe të orientojë të tjerët në ndjekjen e udhëzimeve të trajnerit. Ai është njeriu i kontaktit për trajnerin me skuadrën dhe për këtë shpesh është kapiteni. Lideri ka edhe privilegje, por të cilat nuk lejohet t‘i shfrytëzojë.
Atëherë Mikael Balak është një lider i vërtetë?
Padyshim që ai është lideri i Kombëtares gjermane. Balak është për momentin i vetmi lojtar gjerman i rangut botëror. Ne ndoshta mund të heqim dorë nga ai për një ndeshje. Por, nëse ne duam të arrijmë diçka vërtet të madhe, pa atë nuk mundemi. Balak bën ndryshimin. Megjithatë, për fat të keq, ai po tregohet më aktiv jashtë fushës sesa brenda saj. Fatkeqësi për të dhe për skuadrën.
Çfarë do të duhej të bënte Balak më mirë?
Gjithçka, çfarë ai dhe trajneri kanë debatuar duhet të mbetet brenda dhomave të zhveshjes. Ajo që po ndodh, nuk pritej prej tij. Gjithçka po del në media. Kështu po humbasin besimin te njëri-tjetri.
Kjo ishte ajo që nuk pëlqeni ju dhe Franz Bekenbauer?
Po. Të paktën një herë në javë, ne kemi organizuar një takim të rezervuar, njëlloj si te Kombëtarja apo te Bajerni i Mynihut. Atje u fol për skuadrën, taktikën, paraqitjen. Asgjë nuk është bërë publike. Ishte një bisedim klasik mes katër palë syve.
A e kuptoni reagimin e Balak ndaj Lëv, për çështjen e Torsten Frings?
Komplet. Interferencat e Balak në publik nuk mund të lënë të kënaqur trajnerin e Kombëtares. Jo gjithçka është për t‘u thënë në publik. Unë nuk e kuptoj se përse e bën kështu kapiteni. Ai mund ta bëjë ndryshe.
Cili është mendimi juaj për reagimin e Frings, që kërcënon me largimin nga Kombëtarja?
Çfarë do të bënte ai, nëse ndonjëherë trajneri Schaaf do ta linte në stol te Verder Bremen? A do të hiqte dorë nga kontrata e tij? Frings padyshim ka cilësi të mira dhe është i nevojshëm për Kombëtaren. Por, ai shpesh ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka luajtur një Evropian të mirë. Që luan Thomas Hitzlsperger, mund të them se ka treguar se e meriton.
Por si e shikoni ju qëndrimin e Frings?
Në realitet, ai e ka një vend, ka eksperiencë dhe është i pjekur, falë të cilës mund të konsiderohet si një lider. Por, nëse ai dëshiron të jetë lideri i vërtetë, atëherë nuk mund të tregohet i ndjeshëm tani dhe të krekoset edhe të tërhiqet nga Kombëtarja. Kjo është jo profesionale. Aktualisht, ai nuk po bind te Verderi jo te Kombëtarja. Lëv nuk e ka lënë jashtë skuadrës, por e ka ulur në pankinë. Frings reagon në mënyrën e gabuar. Ai mund ta tregojë më mirë përgjigjen e tij në fushë.