E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet aventura e Mikael Balak me kombetaren gjermane

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Joakim Lëv, i ka dhënë fund karrierës së Mikael Balak me përfaqësuesen, duke lëshuar një komunikatë për shtyp në të cilën i jepte lamtumirën ish-kapitenit. “Në muajt e fundit shumë futbollistë të rinj kanë treguar se janë të denjtë për kombëtaren, ata janë vënë në qendër të vëmendjes dhe kanë prespektivë në skuadrën tonë. Pas disa bisedave që kam pasur me Mikaelin, kam vensodur të sqaroj përfundimisht pozicion e tij,” – lexohej në komunikatën e trajnerit.

Balak, i cili ka luajtur 98 ndeshje dhe ka shënuar 42 gola me Gjermanisë që nga dita e debutimit të vitin 1999, nuk grumbullohet në përfaqësuese prej muajit marsi i vitit të kaluar dhe nuk luajti në Kupën e Botës, si pasojë e një dëmtimi në gju. Një lider i padiskutueshëm në fushën e lojës, Balak nuk arriti të fitojë asnjë trofe me fanellën e Gjermanisë. Atij mund t’i jepet mundësia të zhvillojë ndeshjen e lamtumirës, në muajin gusht në miqësoren ndaj Brazilit.

Në nga pikat më delikate të karrierës së mesfushorit ishte botërori i vitit 2002, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt finales, por nuk luajti përshkak skualifikimi, teksa skuadra e tij u mund 2-0 nga Brazili. Balak, që në vitin e kaluar u kthye te Leverkuseni pas eksperiencës me Bajernin dhe Çelsin, ka qenë gjithashtu kapiteni i Gjermanisë në finalen e humbur në Euro 2008 ndaj Spanjës. “Balak ishte lideri i skuadrës tonë në dekadën e fundit. Që nga botërori 2002 deri në 2012-n, ai ishte “busulla” e Gjermanisë,” – deklaroi trajneri Lëv. Sami Khedira i Real Madridit dhe Bastin Shvajnstajger i Bajernit janë konfirmuar si dyshja titullare e mesfushës së Gjermanisë, ndërsa alternativa e tyre janë talente si Sven Bender, Mario Gëtce dhe Toni Kros.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›