Mbetet pa trajner stoli i Interit te Milanos

Një stol mbetet bosh, madje një nga më të mëdhenjtë dhe të rëndësishmit. Bëhet fjalë për atë të Interit. Largimi i Leonardos ka krijuar një tjetër mister për t’u zgjidhur dhe presidenti Masimo Morati ka deklaruar se nuk i duhet braziliani në formatin e drejtorit të përgjithshëm. Leo ndoshta shkon në Paris, por kush vjen?
Nga Portugalia mendohet Andres Vijas Boas, trajneri i Portos, nga Anglia të vjen në mendje një italian si Karlo Ançeloti, ndërsa në Itali më të besueshmit janë ish-trajneri i Romës, Klaudio Ranieri, dhe Gasperini i Xhenoas për të cilin thuhet se Morati kërkoi informacion nga presidenti gjenovez, Preciozi.
Si do të zgjidhet enigma në Milano? A mund të jetë e mundur që klubi që vjet fitoi gjithçka mund ta lejojë veten të mbetet pa trajner, ndërsa më parë ka pasur Zhoze Murinjon? Është një situatë që duhet zgjidhur shpejt nga Morati pasi mungesa e trajnerit do të thotë mungesë qartësie për të ardhmen dhe kjo shqetëson lojtarët.
Shenjat janë dhënë pasi Samuel Eto deklaroi se po tundohet nga klubet e Premier Ligës, ndërsa mund të largohen edhe yje të tillë si Maikon apo Uesli Snejder.