Argjentina e Mesit me disa variante taktike per ndeshjen ndaj Shqiperise
Idetë sa vijnë e qartësohen ndërsa deri në Kupën e Amerikës mbeten ende dy javë. Një stacion prove do të jetë ndeshja ndaj Shqipërisë në Buenos Aires dhe trajneri i Argjentinës, Batista, po bën eksperimentet e fundit në repartin sulmues, por edhe në mesfushë, në mënyrë që ndaj kuqezinjve të Kuzhes të bëhet thjesht prova gjenerale për betejën e madhe të korrikut.
Një variant i ri i Batistës është hedhja në fushë e Angel Di Marisë, lojtarit të Realit të Madridit, duke lënë fillimisht në stol Tevezin, pasi në sulm rreshtohen edhe Mesi dhe Laveci. Në fillim të javës u provua Tevez dhe Laveci në krah të Mesit, ndërsa është edhe një dyshe tjetër e jashtëzakonshme offensive, e përbërë nga Diego Milito dhe Gonzalo Higuain.
Ndoshta Argjentina është i vetmi ekip përfaqësues në botë që mund të zgjedhë mes shtatë sulmuesve të kalibrit botëror, një dhimbje kokë shumë e madhe, ndonëse edhe shumë e ëmbël për trajnerin e saj.
Në portë, Batista vendos më së pari Romeron, por mund të zgjedhë edhe Karrizon, në mbrojtje është një katërshe e përbërë nga Havier Zaneti, Nikolas Burdiso, Gabriel Milito dhe Markos Roho. Në mesfushë duhet të jenë Ever Banega, Havier Maskerano dhe Lukas Bilja, ndërsa sulmi, siç e përmendëm më sipër, ka disa enigma për të zgjidhur dhe vetëm një garanci 100 përqindëshe: Lionel Mesin në fushë.
Kjo është Argjentina, e cila nuk ka shkëlqyer në miqësore, me rezultate 2-1 ndaj Portugalisë dhe 1-1 ndaj SHBA-ve, por gjithsesi tmerrësisht imponuese, ndërsa e panjohura e madhe është vetë skuadra jonë, Shqipëria.