E Hënë, 2 Nëntor 2026

Matja e performancës së bashkive, Ambasadorja Huber: Hap i rëndësishëm, Zvrica mbështet fuqizimin e pushtetit vendor

Ambasadorja e Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Ruth Huber vlerësoi si tejet të rëndësishëm për pushtetin vendor, procesin e matjes së performancës së bashkive.

Huber theksoi se Zvicra ka qenë një partner afatgjatë për Shqipërinë në rrugën drejt decentralizimit dhe fuqizimit të pushtetit vendor.

“Hap i rëndësishëm për pushtetin vendor. Zvicra ka qenë një partner afatgjatë për Shqipërinë në rrugën drejt decentralizimit dhe fuqizimit të pushtetit vendor.

Jemi të inkurajuar nga performanca e cila tregon sukses të madh në miratimin e këtyre shërbimeve, Kemi parë statistika shumë mbresëlënëse për përmirësimin e kësaj situate. Performanca e pushtetit vendor po përmirësohet. Në këtë raport dalin dhe sfida që duhen adresuar”, deklaroi Huber.

Kjo e fundit theksoi në fjalën e saj në konferencën e dedikuar prezantimit të Sistemit të Matjes së Performancës së Bashkive, se bashkitë planet bashkiake janë në përputhje me politikat kombëtare. Ajo shtoi se sistemi për matjen e performancës së bashkive, dhe granti janë të hartuara me qëllim rritjen e transparencës, efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve publike.

“Sistemi që është vendosur kohët e fundit për matjen e performancës dhe granti janë dy instrumente të rëndësishme që ndihmojnë bashkitë në punët e tyre.

Ato janë të hartuara për të rritur transparencës, efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve publike. Bashkitë që hynë në këtë proces, morën përgjegjësi për planet e tyre.

Bashkitë dhe planet bashkiake janë në përputhje me politikat kombëtare, dokumentet strategjikë kombëtar dhe kjo kërkon mbështetje për tu përfshirë në negociatat e integrimit në BE”, përfundoi Huber.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›