Matjazh: “Kundër Shqipërisë, ne shënojmë të parët”

Albania-sport- Trajneri i Kombëtares sllovene, Kek Matjazh i ka të qarta idetë për ndeshjen e rëndësishme kundër Shqipërisë, takim që do të luhet në Shkodër (ora 17:00). Gjatë një konference shtypi me rastin e publikimit të listës së përfaqësueses ai pohoi se Sllovenia e tij do të kishte karaketer ofensiv.
"Kundër Shqipërisë ne do të synojmë të shënojmë të parët dhe për këtë kam ideuar një vijë sulmuese me tre sulmusë tfë mirëfilltë".
Matjazh ka në dispozicion sulmuesë të tillë si Novakovic, që luan me Këlnin në Gjermani, Birsa me Sosho në Francë dhe Lavric i Dusburgut në Gjermani, pa harruar edhe Rakovic që luan me Domazale në Slloveni.
Në ndeshjen e fituar me Luksemburgun 2-0 golat për Slloveninë u shënuan nga Miliovje Novakovic ( i përfshirë në seleksionin kundër Shqipërisë) dhe Robert Koren (jo në listë). Në takimin e humbur 4-2 me Bjellorusinë autor të golave për sllovenët ishin Bostjan Cesar i Olimpukut të Marsejës dhe Klemen Lavric i Duisburgut.
Sllovenia ka shënuar 4 gola në 3 ndeshje, ndërkohë që ka pësuar 7 gola.