E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volejboll – Kampionati i Maqedonisë

Tetovë -Volejbollistët e Lirisë së Zherovjanit nuk arritën që të fitojnë asnjë set gjatë takimit kundër skuadrës së Leshokut, të cilët shënuan fitore me rezultat 3-0. Në setin e parë u zhvillua një luftë e hapur, ku volejbollistët e Lirisë arritën të avancojnë, mirëpo nuk ia dilnin të ruajnë epërsinë. Dhe seti i parë u mbyll me rezultat 21:24 në të mirë të Leshokut. Edhe seti i dytë ka folur për mysafirët, të cilët kësaj radhe rritën diferencën
duke e mbyllur me rezultatin 20:25, ndërsa në setin e tretë dhe të fundit, Liria ka humbur thellë me rezultat 18:25. Është hera e tretë që volejbollistë e Lirisë luajnë së bashku në sezonin pranveror. Disfata nga Leshkot erdhi si rezultat i mosnjohjes së volejbollistëve mes veti, edhe pjesa më e madhe e tyre janë volejbollistë me përvojë. Në takimin e parë të sezonit vjeshtor përballja midis këtyre dy ekipeve ka përfunduar me rezultat 2-3 në të mirë të Leshokut. Në fillim të sezonit pranveror skuadra e Lirisë së Zherovjanit ka pësuar në dy dhe ka fituar vetëm një takim.

Vullnet Dauti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›