E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabimi i Intepol Romës çoi në qeli shqiptarin e pafajshëm

Lushnje- U shpall në kërkim ndërkombëtar, u arrestua dhe më pas u lirua nga akuzat për pjesëmarrje në organizita kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni pasi rezultoi se gjithçka kishte qënë një gabim i policisë italiane.

Kjo është historia e shtetasit shqiptar Astrit Gjoni i cili padrejtësisht është arrestuar më 05.04.2012 për shkak të një ngaterrese të gjeneraliteve nga zyra e policisë së Interpol Roma.

Ka mjaftuar një gabim në plotësim dokumentacioni që Gjoni të shpallej në kërkim ndërkombëtar dhe të hiqte jo pak peripeci.

Pas arrestimit të disa javeve më parë avokati i tij kërkoi dje në gjyq që të shfyqizohej masa e arrestit për Gjonin dhe të lihej i lirë pasi ishte i pafajshëm dhe s’kishte asnjë lidhje me këto akuza.

Këtë deklaratë e ka mbështetur edhe prokurorja e çështjes e cila tha se drejtësia italaine i kishte konfirmuar se ishte anulluar prej saj urdhër arresti ndërkombëtar për Astrit Gjonin.

Ky i fundit deklaron se nuk ka emigruar kurrë në Itali dhe se në Shqipëri ka plot 29 persona që quhen Astrit Gjoni. Ndërkohë që Gjykata e Lushnjes, me vendimin nr.63 datë 24.04.2012 tërhoqi dje masen e ‘arrest me burg’ për Gjonin por pa shlyer dot dënim moral dhe psikologjik që iu shkaktuar Gjonit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›