E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Matrix4”, te pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar

Te rinjte u prangosën në fillim të gushtit të vitit të kaluar në kuadër të operacionit policor të koduar "Matrix 4". Të pandehurit akuzohen se kanë klonuar kartat e kreditit duke shkaktuar vjedhje në dhjetëra degë bankare 

TIRANE-Katërmbëshjetë ëe pandehurit e kapur ng operacioni policor i koduar "Matrix4" kanë kërkuar gjykim të shkurtuar në seancën e sotme, zhvilluar në Gjykatën e Tiranës. Kërkesa është dorezuar prane trupit gjykues nga avokatet mbrojtes të tyre, ndersa per te pandehurin Endri Mezuraj eshte kerkuar vecimi i ceshtjes nga te tjeret. 15 të pandehurit e kësaj çështjeje, Anil dhe Endrit Gjergjani, Alban Bare, Blerim Abazi, Endri Mezuraj, Enea Çela, Fatmir Borshi, Fatmir Kolmarku, Flamur Gashi, Indrit Abazi, Klajdi Terolli, Kreshnik Luka, Ledjo Doko, Redi Çikani dhe Rei Karapici përballen me akuzat: "mashtrim në bashkëpunim të disa personave më shumë se një herë" dhe "falsifikim i letrave me vlerë". Ata u prangosën në fillim të gushtit të vitit të kaluar në kuadër të operacionit policor të koduar "Matrix 4". Të pandehurit akuzohen se kanë klonuar kartat e kreditit tip "Vissa" dhe "Master Card", duke shkaktuar vjedhjen në dhjetëra degë bankare të një shume të konsiderueshme. Viktimat e tyre ishin qytetarë të huaj, kodet dhe numrat e llogarive bankare që grupi i adoleshentëve shqiptarë i blinte "online" në internet. Pasi siguronte të dhënat e nevojshme për llogari të qytetarëve evropianë hakerët shqiptarë klononin kartat e tyre të kreditit dhe me anë të tyre tërhiqnin paratë.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›