E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Krujë, fermerët "stop" misrit të importuar

Fermerët e Fushë Krujës, nuk po arrijnë të shesin misrin që kanë prodhuar, pasi në tregun vendas mbizotëron prodhimi i ardhur nga importi. Ata ankohen pasi nuk po gjejnë asnjë stimul nga Ministria e Bujqësisë. 

FUSHE KRUJE- Prodhimi bujqësor shqiptar vazhdon të shpërfilet në tregun vendas. Pas fermerëve të Korcës, janë ata të Fushë Krujës që ankohen se misri që kanë korrur po u mbetet pa u shitur. Cmimi i këtij prodhimi ka rënë ndjeshëm, ndërkohë që vazhdon të mbizotërojë në tregun shqiptar prodhimi i huaj edhe në këtë kulturë bujqësore. Fermerët e Fushë- Krujës shprehen se nuk arrijnë dot as të mbulojnë shpenzimet për kultivimin e misrit në tokat e tyre.
Cmimet e plugimit, frezimit, mbjelljes dhe shërbimeve të tjera bashkë me cmimet për plehrat kimike, kanë demoralizuar fermerët të cilët shprehen se në sezonin e ardhshëm do jenë të detyruar t’i lenë tokat djerr. Përvec mungesës së tregut, nga ministria e Bujqësisë nuk kanë përfituar asnjë stimul për prodhimet e tyre.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›