E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matthaus kritikon Mertesackerin

Legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthaus ka kritikuar qendërmbrojtësin Per Mertesacker duke e quajtur të “mbivlesuar” dhe nuk beson se ai posedon kualitetet e nevojshme për tu paraqitur në futbollin ndërkombëtar.

Gjermania udhëhoqi 4-0 me Suedinë pas gati një ore lojë në ndeshjen e tyre kualifikuese për Kampionatin botëror 2014 të martën por takimi përfundoi 4-4. Matthaus mendon se fajtor për rikthimin e suedezëve janë mbrojtësit gjermanë, posaçërisht Mertesacker.

“Disa futbollistë janë të mbivlerësuar. Për mua, Mertesacker nuk është futbollist i kalibrit ndërkombëtar”, u shpreh ai për Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›