E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, tifoz i Tirones dhe Preslyt

Kreu i shtetit, Bamir Topi, eshte nje njeri i lidhur shume me sportin, duke sjelle ne menyre te natyrshme dhe marrjen e Presidences se klubit te tij te zemres "Tirana". "Ne politike jemi futur ne vitet '90, sportin dhe futbollin kam filluar ta dashuroj ne vitet '60. Cka do te thote se eshte nje pasion natyral qe ka ardhur ne nje moshe kur njeriu nuk mendon se me cfare do te merret", ka deklaruar Topi. Per te cilin pasioni eshte pasion dhe pasioni nuk kondicionohet nga fati i karrieres. Sa kohe qe ky pasion do te qendroje ndezur, ai garanton se do te shkoje ne stadium. Por, kreu i shtetit nuk eshte vetem nje adhurues i "sferes" qe luhet me kembe. Ai qe ne moshe te re ka qene nje adhurues i grupeve muzikore Beatles si dhe legjendes se rrokut, Elvis Presly. "Me radhe, te gjithe grupet e kesaj kohe dhe kengetare qe kane kenduar single, besoj se ka qene nje periudhe qe do te na duhej nje emision i vecante per te rikthyer nostalgjine", tha ai.

Kreu i shtetit, Bamir Topi, po dje, ne nje interviste per "Ora News" eshte shprehur se partite politike duhet te dialogojne per reformen zgjedhore. Sipas tij, nderhyrja ne Kushtetute eshte evidente, pasi te gjitha forcat politike jane dakord te ndryshojne sistemin zgjedhor. Nderkohe qe Topi nuk ka munguar te shprehet dhe per marredheniet me kreret kryesore te politikes, perfshire ketu dhe ish-kryeministrin Nano dhe pasuesin e tij, Rama. Presidenti riperseriti se nuk eshte penduar per shkarkimin e Sollakut, nderkohe qe vlereson nevojen e reformave te thella ne sistemin e drejtesise.
Reforma zgjedhore, nje ceshtje shume serioze dhe qe ka te beje me te ardhmen e demokracise. Si e komentoni?
Po te lindi problemi te diskutimi per ceshtjet e detyrimit institucional, komisioni per reformen zgjedhore eshte ngritur kur une ende isha ne parlament.
Pra, ka me shume se 5 muaj?
Absolutisht. Edhe debatet per reformen elektorale edhe ne retrospektive kane qene shume intensive, kane qene debate akutizuar me nota shume te forta ne momente te caktuara dhe e sjellin ne vemendje qe gjithmone ka qene e nevojshme te behesh nje meditacion, pergjithesisht nderkombetar, qe palet te bien ne dakord. Kjo eshte fare e natyrshme, sepse vjen per shkak te interesave specifike qe kane partite ne kete proces, tek e fundit eshte pikerisht ligji qe do te rregulloje pjesemarrjen e partive politike ne parlament.
Ka deshtuar komisioni reformes, zoti President?
Une mendoj qe nje komision konsiderohet i deshtuar qe ne momentin qe s'ka vullnet.
Pra, nuk ka vullnet?
Jo, ne rast se nuk ka vullnet per ta mbledhur, domethene qe ka shume premisa per ta konsideruar si te tille. Pra, ky komision, reforma zgjedhore, ne eksperiencen qe kam, perderisa eshte mbyllur ne disa raste edhe brenda nje dite, apo brenda 2-3 diteve, tregon qe ceshtjet nuk jane madhore per t'i finalizuar. Por eshte predispozicioni per t'i ulur. Ne radhe te pare duhet te konsiderohen, une diskutoj sot vetem per ceshtjet qe kane te bejne me parimet. Keshtu qe, vullnetin per te diskutuar per reformen elektorale nuk kane pse e shprehin per ta bere jashte parlamentit. Eshte komisioni i posacem per reformen zgjedhore ne parlament dhe ajo qe une do te inkurajoja ne kete bisede eshte qe t'i rikthehen ketij komisioni. Gjerat te diskutohen ne kete komision.
Pra, ju nuk e quani akoma qe ky komision ka deshtuar perfundimisht?
Po, sepse akoma s'ka perfunduar si proces. Detyrimisht eshte hapesira e nevojshme, kane vene shenja mjaft negative te funksionimit te ketij komisioni, por ende ka hapesira te nevojshme qe te mblidhen ne kete komision dhe ta mbyllin.
Cfare mund te beni ju zoti President?
Une kam bere para 2-3 ditesh nje thirrje per partite politike, te cilat ritheksoj, nuk duhet te dalin ne skene me permasat e partive te tyre. Perderisa komisioni per reformen zgjedhore presupozon qe cdo parti, cdo parti politike futet ne te drejta te barabarta per te diskutuar, te gjithe partite duhet te konsiderohen. Madje, une kam shkuar edhe me tej, qe mund t'i merret mendimi edhe partive politike qe kane nje imazh dhe permasa te tilla, qe mund te ftohen per te diskutuar. Jo ne komision per reformen zgjedhore, por ne tryeza me te gjera politike, sepse askush nuk mund te paragjykoje se si do te jete skena politike ne 2009. Pra, per ta bere proces jo te tensionuar, por nje proces natyral, duhet patjeter qe keto, sidomos lideret kryesor te partive kryesore, duhet te imponojne patjeter frymen e dialogut. Dialogu behet, debati behet dhe ka nje fund.
Jeni per nje reforme qe do te preke Kushtetuten, apo ka hapesira Kushtetuta qe te behet kjo reforme pa e prekur ate?
Me sa shoh une, Kushtetuta duhet te preket, sepse te gjitha partite politike ne nje menyre apo ne nje tjeter jane shprehur per ndryshimin e sistemit. Jane vetem zera te vecuar ata qe jane kunder ndryshimit te sistemit elektoral. Keshtu qe, po u ndryshua sistemi elektoral, detyrimisht do te ndryshohet edhe Kushtetuta. Por, une mendoj qe gjerat duhet te jene te menduara mire, ne harmoni edhe ne ceshtje te tjera, qe kur te behet prekja e Kushtetutes te mos behet vetem per element te vecante, pasi krijojme eksperienca te hidhura qe per gjera sado te vogla shkojme dhe prekim Kushtetuten.

Presidenti: Me Berishen, takime pune dhe njerezore
Presidenti i Republikes i ka cilesuar marredheniet me kreun e qeverise, Berisha, konstante, normale dhe jane ruajtur ato njerezore. "Keto marredhenie njerezore nuk varen nga katapultimi apo pozicionimi, ato marredhenie qe kemi pasur, ato kemi dhe konstantja ne marredhenie njerezore eshte shume e vleresueshme", tha Topi. Sipas tij, eshte nje marredhenie shume e natyrshme, ku te gjitha procedurat, sidomos procedurat e rendesishme diskutohen dhe patjeter qe secili ka hapesiren e vet te veprimit.

Presidenti: Nano, Nje politikan me eksperience
"Une me zotin Nano mund te jem takuar 2-3 here, ketu ne institucionin e Presidentit", ka deklaruar kreu i shtetit, Topi. Teksa eshte shprehur se nuk ka asnje lloj eksesi apo rritje te interesit per te takuar Nanon me shume se te tjeret. Per te, kane qene takime normale, nuk kane pasur asnje lloj tensioni per te rritur bashkepunimin, sepse gjashte deputetet erdhen dhe votuan. "Une e konsideroj zotin Nano nje personazh te politikes me mjaft eksperience dhe takimet natyrisht do te jene edhe ne te ardhmen", tha Topi.

Topi: Me Topallin, marredhenie shume korrekte
Presidenti Topi eshte shprehur dhe per marredheniet e tij me Kryetaren e Kuvendit, njeheresh nenkryetare e PD, Jozefina Topalli. Duke komentuar nje deklarate te saj, se askush ne PD nuk eshte i pazevendesueshem, Ai shprehet se kete e ka thene edhe ai, pa marre parasysh asnje reference tjeter, "ne kete bote askush s'eshte i pazevendesueshem". Nderkohe, ka nenvizuar se marredheniet me Topallin jane korrekte dhe zerat per perplasje s'kane baze. Marredheniet prevalojne ne marredhenie institucionale dhe korrekte".

Topi: Me Ramen, Si kryetar i PS e si kryebashkiak
"Detyrimi per te respektuar te gjithe aktoret e politikes, jo thjeshte ne pozicionin e kryetarit te Partise Socialiste, partise me te madhe te opozites, por edhe si kryetar i Bashkise se Tiranes, ne mjaft ceshtje, ne mjaft probleme. Une besoj qe keto marredhenie jo vetem qe jane normale, jane korrekte, por duhet patjeter te permiresohen, sepse do te jene kontribut per te gjithe klimen politike ne Shqiperi", deklaroi kreu i shtetit, Topi. Per te eshte e vleresueshme bashkepunimi i koheve te fundit dhe ulja e tensioneve mes paleve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›