Matura 2010, publikohet rregullorja e provimeve
zirina llambro
Ministria e Arsimit publikon “Rregulloren për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2010”. Ajo përcakton të gjitha rregullat e zhvillimit të provimeve, datat e plotësimit të formularëve A1 dhe A2, si dhe penalizimet për maturantët që nuk zbatojnë kushtet e vendosura. Kështu Formulari A1 do të plotësohet nga të gjithë nxënësit e viteve të katërta brenda datës 10 mars. Pasi të kenë përcaktuar dy lëndët me zgjedhje në formularin A1, maturantët do t’u nënshtrohen 4 provimeve. Dy prej të cilave janë me detyrim (Matematika dhe Letërsia), ndërsa 2 të tjerat janë pikërisht lëndët që kanë zgjedhur. Datat e provimeve, ministria do t’i caktojë në vijim. Ndërkaq, sipas rregullores, pas marrjes së rezultateve të gjithë kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta duhet të plotësojnë formularin A2, brenda datës 30 korrik dhe ta dorëzojë atë në shkolla. Nuk e plotësojnë Formularin A2 maturantët/kandidatë që rezultojnë mbetës në një nga provimet e detyruara ose me zgjedhje të Maturës. “Të gjithë personat që në vitet shkollore 2005-2006; 2006-2007; 2007-2008 dhe 2008 - 2009 kanë dhënë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore dhe nuk janë shpallur fitues, për këtë vit nuk janë të detyruar të rijapin provimet me zgjedhje, përveç rasteve kur e kërkojnë këtë vetë”, saktëson rregullorja.
Doktoratat
Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës. Në të përcaktohen kushtet , që duhet të plotësohen , për marrjen e diplomës për gradën shkencore “Doktor”. Sipas tij, promovimi i përshpejtuar i shkencëtarëve të rinj të talentuar parashikon që kandidatët që kanë diplomë universitare të nivelit të dytë (DND) ose diplomë universitare të integruar të nivelit të dytë (DIND) dhe kanë botuar si autor i parë, së paku tre artikuj shkencorë në revista të huaja, kanë të drejtë t’i paraqesin dekanit një kërkesë për mbrojtjen e doktoraturës, mbi bazën e artikujve shkencorë të botuar.
Penalizimet, kur maturantët përjashtohen nga testimi
Këtë vit maturantët kanë të drejtë të kërkojnë një fotokopje të testit të tyre, pas provimit. Klauzola e re është përcaktuar në rregulloren e maturës. Por kush thyen rregullat e vendosura, do të përjashtohet duke humbur shansin për të kandiduar në shkollat e larta. Në rregullore janë renditur qartazi detyrat e tyre gjatë dhënies së provimeve me detyrim dhe atyre me zgjedhje. “Maturantit nuk i njihen rezultatet, në rast se ditën e provimit nuk është i pajisur me dokument identifikimi, nuk qëndron në vendin që i caktohet, përpiqet të japë provimin për një nxënës tjetër”, thuhet në rregullore. I njëjti penalizim vlen edhe kur kandidati bën përpjekje të fitojë në mënyrë të padrejtë informacion mbi përmbajtjen e testit, merr ose jep kopje apo komunikon me nxënës të tjerë. Ndalohen gjithashtu edhe komentet lidhur me përmbajtjen ose zgjidhjen e testit “Nga provimi përjashtohet edhe nëse përdor mjete shkrimi të ndryshme nga ato të specifikuara për këtë qëllim (të cilat janë: stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu). Rezultatet nuk njihen nëse kandidati mban me vete telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimeve”, saktëson rregullorja.
Rregullorja për zhvillimin e provimeve të maturës shtetërore
I. PROCEDURAT E PROVIMIT Të MATURëS
Neni 15
15.1 Provimet e Maturës përbëhen nga provime të detyrueshme dhe provime me zgjedhje.
15.2 Provimet e detyrueshme zhvillohen në ditë të ndryshme.
15.3 Provimet me zgjedhje zhvillohen në një ditë.
15.4 Provimet me zgjedhje zhvillohen vetëm një herë në vit.
15.5 Provimet e Maturës zhvillohen vetëm me shkrim.
Neni 16
Datat e provimeve të Maturës caktohen nga Ministri i Arsimit dhe i Shkencës.
Neni 18
Rezultatet e secilit provim të Maturës NUK kushtëzojnë hyrjen në provimet e tjera.
Kandidatët që duan të vazhdojnë studimet vetëm në programet e studimit në Akademinë e Arteve të Bukura, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve, në programin e studimit të Edukimit Fizik në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, si dhe në programin e studimit të Edukimit Fizik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan mund të konkurrojnë në këto IALP pa qenë të detyruar të japin provimet me zgjedhje, por këta kandidatë duhet të plotësojnë formularët përkatës sipas rastit.
Neni 19
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, organizon ruajtjen e mjediseve të provimeve dhe të AVA-së.
II. PROCEDURA E PëRGATITJES Së TESTEVE NGA AVA
20.3 Specialistët lëndorë të AVA-s trajnojnë çdo anëtar të grupeve lëndore të hartimit të testeve, pas përzgjedhjes së tyre.
20.4 çdo grup lëndor harton fondin e kërkesave të testeve, bazuar në matricën e specifikimeve, të hartuar nga specialisti lëndor. Ky fond është sa 20 (njëzetëfishi) i kërkesave që do të përmbajë testi.
20.5 Pilotimi i njohjes së karakteristikave të kërkesave, procedurave logjistike dhe administrative për realizimin e provimit kryhet nga fondi i kërkesave të hartuara nga çdo grup lëndor, nën drejtimin e specialistit lëndor.
20.6 Përzgjedhja e testit të lëndës bëhet nga specialistë të caktuar prej Ministrit të Arsimit e Shkencës, që emërtohen përgjegjës të testit përfundimtar (PTP), në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit (KOEPS), brenda ambienteve të izoluara të AVA-s. Menjëherë pas përzgjedhjes së testit kryhet shumëfishimi dhe paketimi i testbroshurave.
III. PROCEDURAT E APLIKIMIT PëR PROVIMET E MATURëS
Neni 21
MASh miraton deri më datë 15 shkurt :
21.1 Formularin A1, A1z, (të dhënat e kandidatëve përpara vitit 2010 dhe të shtetasve shqiptarë që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit si dhe kërkesën e tij për provimet e lëndëve me zgjedhje), tabelën e indeksit të profilit/degëve të shkollave të mesme dhe koeficientët e lëndëve me zgjedhje të propozuara nga IALP-të.
21.2 Udhëzuesin e plotësimit të formularit A1, A1z.
21.3 AVA dërgon në KMSh-t e DAR-it dhe ZA-së formularët A1,A1Z udhëzuesit e plotësimit dhe modelin për tabelën T për përmbledhjen e të dhënave nga formularët A1, A1z. KMSh-të e DAR-ve dhe ZA-ve i dërgojnë ato në KSHMSh-të deri më 19 shkurt.
Neni 22
çdo maturant/kandidat pavarësisht nëse jep apo jo provimet e lëndëve me zgjedhje, plotëson dhe dorëzon Formularin A1 dhe A1Z në KSHMSh të shkollës ku ai caktohet, brenda datës 10 Mars.
Në periudhën 11-24 mars KSHMSh plotëson tabelën përmbledhëse në bazë të formularëve A1, A1Z të dorëzuar nga maturantët/kandidat.
Faze 7 nga 22
ministria e arsimit dhe shkencës
ministria e së nesërmes
Formularët e plotësuar A1, A1Z dërgohen zyrtarisht nga KSHMSh e shkollës në KMSh-në e DAR-it dhe ZA-së brenda datës 25 Mars, së bashku me tabelën e plotësuar T përmbledhëse të dhënave të formularëve.
KSHMSh, një kopje të tabelës përmbledhëse me të dhënat e formularëve që ka dërguar në KMSh e DAR/ZA e afishon në shkollë dhe pret vërejtje, ndryshime dhe rregullime të mundshme nga maturantët, i evidenton ato dhe i dërgon në AVA, brenda datës 15 prill. Formularët A1 dhe A1 z qëndrojnë në DAR/ZA. DAR/ZA dhe shkolla mbajnë përgjegjësi për saktësinë e të dhënave të maturantëve që kanë mbaruar shkollën përpara vitit 2010.
KMSh-të e DAR-ve dhe ZA-ve hartojnë mbi këtë bazë listat e plota me të dhënat e të gjithë maturantëve/kandidatëve,sipas modelit të dërguar nga AVA, dhe i dërgojnë ato zyrtarisht dhe në formë elektronike, të ndara sipas shkollave, në AVA, brenda datës 31 Mars.
Neni 23
MASH miraton deri më datë 30 qershor :
22.1 Formularin A2 të personalizuar me kërkesën për notën mesatare dhe preferencën e programeve të studimit të shpallura nga IALP.
22.2 Udhëzuesin e plotësimit të formularit A2.
22.3 Kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në IALP duhet të plotësojnë formularin A2, brenda datës 30 korrik dhe ta dorëzojë atë në KSHMSh, pasi maturanti/kandidati është njohur me të gjitha rezultatet e provimeve të Maturës.
22.4 NUK plotësojnë Formularin A2 maturantët/kandidatë që rezultojnë mbetës në një nga provimet e detyruara ose me zgjedhje të Maturës.
Neni 24
Të gjithë personat që kanë kryer shkollat e mesme para vitit shkollor 2005-2006, kanë marrë Dëftesë Pjekurie dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet në IALP, do të japin dy provimet me zgjedhje. Regjistrimi për provimet me zgjedhje do të bëhet:
a) Në shkollat ku këta persona kanë kryer shkollën e mesme.
b) Në KMSh të DAR-it apo ZA-së, ku ka figuruar shkolla e mesme, nëse shkolla e mesme apo profili i shkollës së mesme që kanë kryer është mbyllur. Në këtë rast, këta persona paraqesin në këtë KMSh dokumentet e mëposhtme:
1. Vërtetimin që ka mbaruar shkollën e mesme, i shoqëruar me notat e 4 (katër) ose 5 (pesë) viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës përkatëse, bazuar në regjistrin themelor (amza).
2. Kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë.
3. Një kopje të noterizuar të dokumentit të identifikimit pasaportë ose kartë identiteti.
4. Kërkesën me shkrim për dhënien e provimit me zgjedhje.
KMSH i DAR-it apo ZA-së cakton shkollën e mesme ku këta persona do të plotësojnë formularët përkatës dhe do të japin provimet me zgjedhje. KMSh i DAR-it apo ZA-së përcakton për këta persona, në bazë të dokumenteve të paraqitura, notën mesatare të viteve të shkollimit si edhe notat e provimeve të detyruara D1 e D2 dhe ia përcjell ato zyrtarisht shkollës personi do të japë provimet.
Faze 8 nga 22
ministria e arsimit dhe shkencës
ministria e së nesërmes
Neni 25
çdo maturant që ka mbaruar shkollën e mesme para vitit shkollor 2005-2006, por NUK ka marrë dëftesën e pjekurisë, jep provime të detyruara dhe me zgjedhje. Ata plotësojnë dhe dorëzojnë Formularin A1z në shkollën që cakton KMSh i DAR/ZA-së përkatëse, pasi ka paraqitur tek ato dokumentet e mëposhtme:
1. Vërtetimin që ka mbaruar shkollën e mesme, të shoqëruar me notat e 4 (katër) ose 5 (pesë) viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës përkatëse, bazuar në regjistrin themelor (amza).
2. Një kopje të noterizuar të dokumentit të identifikimit pasaportë ose kartë identiteti.
3. Kërkesën me shkrim për dhënien e provimeve.
Neni 26
Të gjithë maturantët që në vitet shkollore 2005-2006; 2006-2007; 2007-2008 dhe 2008 - 2009 kanë dhënë vetëm provimet e detyruara, për të ndjekur programet e studimit që ofrohen në institucionet e arsimit të lartë publik këtë vit, duhet të japin provimet me zgjedhje, në shkollat e mesme ku kanë dhënë provimet e detyruara. Për këtë ata duhet të bëjnë kërkesë pranë KMSH të DAR/ZA përkatëse, duke paraqitur Dëftesën origjinale të Pjekurisë.
Përjashtohen nga ky rregull, kandidatët që duan të vazhdojnë studimet vetëm në programet e studimit në Akademinë e Arteve, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve, në programin e studimit të Edukimit Fizik në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, si dhe në programin e studimit të Edukimit Fizik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan pasi të kenë plotësuar formularët përkatës sipas rastit.
Neni 27
27.1 Të gjithë personat që në vitet shkollore 2005-2006; 2006-2007; 2007-2008 dhe 2008 - 2009 kanë dhënë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore dhe nuk janë shpallur fitues ose nuk janë regjistruar në asnjë nga programet e studimit të IALP (e vërtetuar kjo nga Dekanatet përkatëse), për këtë vit nuk janë të detyruar të rijapin provimet me zgjedhje, përveç rasteve kur e kërkojnë këtë vetë. Në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këtë lëndë merret koeficienti që ka këtë vit.
27.2 Në këto raste kandidatët i rijapin provimet me zgjedhje pranë shkollave të mesme ku kanë dhënë provimet e detyruara. Për këtë ata duhet të bëjnë kërkesë pranë KMSh të DAR/ZA përkatëse, duke paraqitur Dëftesën origjinale të Pjekurisë dhe mandat-pagesën e një tarife, masa dhe modalitetet e të cilës do të bëhen të njohura nga MASh.
27.3 Për të gjithë personat që në vitet shkollore 2005-2006; 2006-2007; 2007-2008 dhe 2008-2009 kanë dhënë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore dhe nuk janë regjistruar në asnjë nga programet e studimit të IALP, rezultatet e arritura nga personi në provimet me zgjedhje në një vit shkollor ruhen (konsiderohen të vlefshme) edhe në vitet në vazhdim, edhe në rastin kur kandidati ka marrë vlerësim kalues vetëm në njërin nga provimet me zgjedhje(përveç rasteve kur personi kërkon ta rijapë lëndën).
27.4 Në rast se personi e ka dhënë më shumë se njëherë një lëndë të caktuar në provimet me zgjedhje dhe kërkon t’i njihet rezultati i saj, do t’i njihet rezultati i arritur në vitin e fundit kur e ka dhënë lëndën.
Neni 29
çdo kandidat, i parashikuar në nenet 23, 24, 25, 26, 27, që jep provimet me zgjedhje, paguan tarifën e Maturës Shtetërore, në mënyrë individuale, sipas udhëzimit të posaçëm që dërgon MASh.
Neni 30
Regjistrimi i çdo kandidati për provimin me zgjedhje, parashikuar në nenet 24, 25, 26, 27, 28, konsiderohet i plotë, në qoftë se krahas plotësimit me saktësi të çdo të dhëne të kërkuar, i bashkëngjitet mandatarkëtimi origjinal që vërteton pagesën e tarifës së Maturës Shtetërore. Formulari A2 i plotësuar pranohet vetëm i shoqëruar me mandatarkëtimin.
Neni 31
Në qoftë se për arsye të ndryshme kandidati NUK merr pjesë në provimin me zgjedhje për të cilin ka bërë pagesën, kjo e fundit NUK kthehet.
Neni 34
34.1 Shtetasit shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit, kanë të drejtë të vazhdojnë studimet e larta në Republikën e Shqipërisë, me kusht që të zotërojnë gjuhën shqipe në një nivel të pranueshëm për të vijuar studimet universitare. Zotërimi i gjuhës shqipe vërtetohet nëpërmjetdëshmisë së provimit që zhvillohet mbi bazën e programit për të huajt pranë Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës.
34.2 Shtetasit shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit dhe që nuk kanë dhënë provimet ekuivalente me Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në IALP, duhet të japin Matematikën dhe Gjuhën Shqipe & Letërsinë, ose një nga gjuhët e huaja të menysë së lëndëve me zgjedhje, e konceptuar sipas standardit të testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë (provimet me detyrim D1 dhe D2). Për shtetasit shqiptarë, që përfshihen në pikën 34.2, për provimet me zgjedhje (Z1 dhe Z2) do të respektohet zgjedhja individuale, përveç gjuhës së huaj, kur këtë e kanë dhënë si provim të detyruar.
34.3 Me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, pranë MASH ngrihet një Komision i Posaçëm për të shqyrtuar kërkesat e kësaj kategorie.
34.4 Shtetasit shqiptarë e përmendur në pikën 34.1 të kësaj Rregulloreje, paraqesin pranë këtij Komisioni këto dokumente:
? Kërkesën me shkrim për të vazhduar një program studimi në IALP.
? Dëftesën origjinale së bashku me listën e notave të shkollës së mesme, të përkthyera
? dhe të noterizuara.
? Pasaportë ose kartë identiteti.
34.5 Paraqitja e dokumenteve bëhet nga data 1 deri 15 prill 2010.
34.6 Komisioni, pasi njeh vlefshmërinë e dëftesës shkollore, përcakton mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur nëse provimet e dhëna që figurojnë në këtë dëftesë janë ekuivalente me Maturën Shtetërore. Këto të dhëna i përcillen AVA-s dhe APRIAL-it.
Neni 35
DAR/ZA-të dorëzojnë në AVA Tabelat përmbledhëse T . AVA ndërton bazën e të dhënave të çdo maturanti/kandidati dhe pajis çdo maturant/kandidat me një numër regjistrimi përkatës, i cili përbën elementin kryesor të identifikimit të maturantit/kandidatit.
AVA dërgon zyrtarisht, deri më 7 maj, në KMSh-në e DAR/ZA-së, njoftimin ku jepet numri i regjistrimit të çdo maturanti/kandidati për provimet e Maturës Shtetërore dhe të dhënat që rezultojnë për të në bazë të tabelave T të plotësuara nga shkolla.
Neni 36
KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-së i dërgon këto njoftime në KSHMSh brenda datës 11 maj.
KSHMSh merr masa që çdo maturant të njihet me numrin e tij identifikues dhe me të dhënat që rezultojnë për të nga plotësimi i tabelës T.
Neni 37
KSHMSh -ja evidenton maturantët mbetës dhe njofton zyrtarisht KMSH-në e DAR-it dhe ZA-së për maturantët mbetës, 1 (një) ditë pas përfundimit të vitit shkollor.
KMSh-ja e DAR/ZA-së, 2 (dy) ditë pas përfundimit të vitit shkollor, njofton zyrtarisht AVA-në për çdo maturant mbetës, duke dërguar edhe në formë elektronike listën e maturantëve mbetës sipas shkollave.
Neni 38
AVA, bazuar në nenin 36, ndërton bazën e të dhënave përfundimtare dhe listën emërore përkatëse të maturantëve/kandidatëve që marrin pjesë në provimet e Maturës Shtetërore.
IV. PëRZGJEDHJA E MJEDISEVE Të ZHVILLIMIT Të PROVIMEVE Të MATURëS SHTETëRORE
39.1 Mjedisi më i vogël i përshtatshëm për zhvillimin e provimeve të detyruara të jetë për të paktën 15 maturantë, ndërsa për provimet e lëndëve me zgjedhje të jetë i mjaftueshëm për të paktën 25 maturantë.
39.2 Largësia ndërmjet çdo maturanti/kandidati të jetë jo më pak se 120 cm larg nga njëri maturant/kandidat tek tjetri, si majtas-djathtas, ashtu dhe para-prapa.
39.3 Në ditën e provimit NUK zhvillohen aktivitete të tjera që ndërpresin provimin.
39.4 Mjediset të jenë të ajrosura dhe të ndriçuara.
39.5 Në mjediset ku zhvillohet provimi, NUK ka postera, tabela ose materiale të tjera që kanë lidhje me lëndën që jepet provim.
39.6 Maturantët/kandidatët ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim.
39.7 Sipërfaqja që maturanti/kandidati ka në dispozicion për të shkruar është të paktën (40 x 60) cm.
39.8 çdo mjedis që përzgjidhet për zhvillimin e provimeve, të ketë komunikim me rrugë automobilistike.
Neni 40
Për provimet e Maturës, në shkollat ku numri i maturantëve/kandidatëve është më i vogël ose e barabartë me 40 (dyzetë), KMSh-ja e DAR/ZA-së grupon shkollat dhe cakton mjedisin ku zhvillohen provimet.
KMSh-ja njofton KSHMSh -të përkatëse për të lajmëruar çdo maturant/kandidat dhe për t’u krijuar atyre kushte lehtësuese transporti për provimet e detyruara. Maturantët/kandidatët e shkollave private do t’i zhvillojnë provimet e maturës shtetërore të përqëndruara.
Neni 41
Provimet me zgjedhje zhvillohen të përqendruara.
Neni 42
KMSh-ja e DAR/ZA-së pas përcaktimit të mjediseve ku zhvillohen provimet e Maturës, dërgon në MASH, AVA dhe në KSHMSh, deri më 10 maj listën e mjediseve përkatëse për provimet e detyruara dhe të mjediseve të lëndëve me zgjedhje.
Nuk lejohet ndryshimi i mjediseve pa marrë miratimin e AVA-s. Saktësimi i mjediseve për shkolla të veçanta bëhet nga KMSh në bashkëpunim me AVA
KSHMSh -ja pas marrjes së njoftimit nga KMSh e DAR/ZA-së merr masat e nevojshme për organizimin dhe rregullimin e çdo mjedisi.
Neni 48
48.1 Për mjediset/sallat me më pak se 25 maturant caktohet një administrator provimi. Për çdo 20-25 maturant/kandidatë shtohet një administrator provimi.
48.2 çdo KMSh e DAR/ZA-së, pasi merr informacion nga KSHMSh-ja për numrin e nevojshëm të administratorëve të provimeve dhe sekretimit, bën hartën e shpërndarjes së tyre në mjediset/sallat e provimit.
48.3 KMSh e DAR/ZA-së harton jo më vonë se një muaj përpara provimit të patrë të Maturës, listën emërore të personave sipas rendit alfabetik që do të jenë përgjegjës të administrimit, administratorë provimi dhe administratorëve të sekretimit për çdo provim të Maturës.Administratorët trajnohen nga AVA 3-4 muaj më përpara provimeve.
48.4KMSh e DAR/ZA për mjediset e mëdha e me disa kate mund të zgjedhë edhe nga një administrator kati (palestre), me qëllim që këta të asistojnë PAP në administrimin e provimit.
48.5 KMSh -ja e DAR/ZA-së organizon shortin për shpërndarjen sipas mjediseve të përgjegjësve të administrimit, administratorëve të provimit dhe sekretimit, në ditën e provimit të Maturës, 3 (tre) orë para fillimit të tij.
48.8 Në DAR-të dhe ZA-të ku provimet zhvillohen vetëm në një mjedis, përzgjedhja respekton kërkesat e nenit 51.
Neni 51
Rregulla për administratorin e provimit( AP)
Administratori i provimit, që caktohet për mbikëqyrjen e maturantëve/kandidatëve, nuk është mësues i asaj shkolle dhe i lëndës që po merret në provim. Gjatë provimit, ai zbaton rregullat e mëposhtme:
51.1 Ndalohet të mbajë celular gjatë zhvillimit të provimit.
51.2 Drejton çdo maturant/kandidat nëpër vende dhe nuk lejon ndërrimin e vendeve.
51.3 Nuk lejon asgjë tjetër, përveç stilolapsit, pasaportës ose kartës së identitetit në tavolinën e çdo maturanti/kandidati.
51.4 Pas shpërndarjes së testeve, drejton procesin e verifikimit nga çdo maturant të rregullsisë fizike të testit të vet.
51.5 NUK lejon që maturanti/kandidati të plotësojë testin me laps.
51.6 Sigurohet që çdo maturant/kandidat e ka kuptuar se çfarë duhet të bëjë.
51.7 Gjatë kohës së provimit, mbikëqyr me rigorozitet në mënyrë të vazhdueshme të gjithë mjedisin e provimit.
51.8 Nuk largohet për asnjë moment nga mjedisi i provimit.
51.9 Nuk lejon ngrënien, zhurmën, kopjimin ose komunikimin e maturantëve/ kandidatë me njëri-tjetrin ose me persona jashtë mjedisit të provimit.
51.10 Vendos çdo maturant/kandidat në mënyrë të atillë që çdonjëri të shikojë në të njëjtin drejtim.
51.11 Nuk komunikon me maturantin/kandidatin mbi përmbajtjen e testit.
51.12 Nuk lejon për asnjë arsye largimin e maturantit/kandidatit nga mjedisi i provimit pa realizimin e procesit të sekretimit dhe pa bërë dorëzimin e testit.
51.13 Kontrollon, gjatë marrjes në dorëzim të testit, mos-dëmtimin e barkodit dhe mos-dëmtimin e testit (palosje,grisje, zhubrosje, etj) nga ana e maturantit/kandidatit.
51.14 Vendos në dosjen e caktuar materialet e provimit që dorëzohen nga maturantët/kandidatët.
51.15 Ndalohet të shfletojë ose të bëjë shënime në materialet e provimit, si gjatë edhe pas përfundimit të provimit.
51.16 Nuk lejon kohë maturantin/kandidat të ketë kohë shtesë në provimit.
51.17 Evidenton me detaje në proces-verbal çdo rast parregullsie të ndodhur në mjedisin e provimit.
53.3 Drejtori i shkollës dhe personat e paautorizuar nuk lejohet të hyjnë në mjediset ku zhvillohet provimi.
53.4 Hyrja dhe shpërndarja e çdo maturanti/kandidati nëpër klasa, bëhet duke ndjekur RIGOROZISHT rendin zbritës të listës emërore të dërguar nga AVA.
53.5 Ndalohet hyrja në mjediset e provimit e personave që nuk janë në listat e AVA dhe nuk kanë mjet identifikimi.
53.6 Sistemimi i çdo maturanti/kandidati, në mjediset/sallat e provimit bëhet një nga një, sipas rendit të hyrjes se tyre. NDALOHET ndërrimi i vendeve.
Neni 54
Procedura e sekretimit të testeve
54.1 Sekretimi i testeve fillon menjëherë, pasi ka filluar procesi i zhvillimit të provimit.
54.2 Procesi i sekretimit të testeve realizohet nga administratori i sekretimit.
54.3Administratori i sekretimit, vendos barkodin në testin e maturantit /kandidatit dhe në listën emërore të AVA. Maturanti/kandidat firmos pasi të ketë verifikuar emrin në listë.
54.4 Për provimet e lëndëve me zgjedhje mund të përdoren barkode treshe.
54.5 Pas përfundimit të procesit të sekretimit, përgjegjësi i administrimit të provimit së bashku me administratorët e sekretimit bëjnë mbylljen e kodeve të sekretimit të papërdorura,.
Neni 55
Të drejtat e maturantëve/kandidatëve
55.1Në rast se maturanti /kandidati vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit ai ka të drejtë të raportojë për parregullsi tek administratori i provimit, PAP-i ose përfaqësuesi i DAR/ZA.
55.2 Maturanti/kandidati duhet të përdorë: stilolaps me një ngjyrë (të zezë ose blu) si dhe vetëm për provimin e matematikës vizore e kompas.
55.3Maturantëve/kandidatëve të verbër, pasi u jepet broshura e testit, veçohen në një mjedis të përshtatshëm. PAP cakton një person për leximin e pyetjeve të testit dhe për plotësimin e përgjigjeve, në fletën e testit që jep me gojë maturanti.
55.4 Maturantët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk duhet të dalin nga mjedisi ku zhvillohet provimi para dy orësh nga fillimi i tij, por të grumbullohen në një sallë, të përcaktuar që më parë.
55.5 Nëse testi që i jepet maturantit është i dëmtuar ose me faqe të bardha ai ka të drejtë të kërkojë menjëherë ndërrimin e testit.
55.6 Maturanti kandidat ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij.
Përjashtimi ose mosnjohja e rezultateve të provimit maturantit/kandidatit
Ditën e provimit maturanti/kandidati përjashtohet dhe nuk i njihet rezultati i provimit në qoftë se:
56.1Maturanti/kandidati përjashtohet nga provimi, në qoftë se thyen rregullat e provimit.
56.2Nuk është i pajisur me dokument identifikimi.
56.3Nuk qëndron në vendin që i caktohet.
56.4 Përpiqet të japë provimin për një maturant /kandidat tjetër.
56.5 Merr ose jep informacion, kopje ose komunikon me maturant/kandidatë të tjerë.
56.6 Bën komente lidhur me përmbajtjen ose zgjidhjen e testit gjatë kohës së zhvillimit të provimit.
56.7 Merr me vete telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimeve.
56.8 Maturanti /kandidati përjashtohet nga provimi në qoftë se nuk zbaton rregullat e përcaktuara në pikat 56.1, 56.2, 56.3, 56.4, 56.5 dhe 56.7.
Mosnjohja e rezultatit të provimit
56.1Përdor laps në plotësimin e testit.
56.2Largohet nga mjedisi i provimit pa kryer procesin e sekretimit dhe dorëzon testin pa u vendosur/dëmtuar barkodi.
56.3 Heq, shkruan ose dëmton kodin e sekretimit (barkodin) të vendosur në test.
56.4 Dëmton testin (palos,zhubros,gris, vendos shenja të dallueshme dhe të veçanta) ose nuk e dorëzon atë.
56.5 Në rast se maturanti/kandidati refuzon të largohet nga mjedisi i provimit, përgjegjësi i administrimit të provimit e informon atë mbi mosnjohjen e rezultatit, evidenton rastin me procesverbal dhe lejon vazhdimësinë e provimit.
XIII. PENALIZIMET E PJESëMARRëSVE Në PROCESIN E MATURëS SHTETëRORE
64.2 Për çdo shkelje tjetër të rregullores të evidentuar gjatë procesit të maturës shtetërore të papërcaktuar në pikën 64.1 do të merret njëra nga masat e përcaktuara në këtë nen.
64.3 Përfaqësuesi i MASh-it, AVA-s shkeljet e evidentuara ia përcjell Komisionit të Shqyrtimit të Parregullsive, ngritur nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, i cili pas shqyrtimit dhe përcaktimit të njërës prej masave të përcaktuara në pikën 64.1 ia propozon masat Ministrit të Arsimit dhe Shkencës i cili merr vendimin përkatës. Pas marrjes së vendimit nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, masat i përcillen organit të emërtesës për zbatim.
XIV. ARKIVIMI I DOKUMENTEVE Të PROVIMIT Të MATURëS
Neni 65
çdo dokument i provimit të kandidatit arkivohet si dokument sekret në arkivin e AVA-s deri më 31 dhjetor të vitit ku çdo kandidat i nënshtrohet provimeve të Maturës Shtetërore.
Pas datës 31 janar të vitit në vazhdim, AVA asgjëson çdo testbroshurë të çdo maturanti/kandidati.
Neni 66
Kjo rregullore zbatohet duke filluar nga viti shkollor 2009-2010