Matura 2013, 1009 maturantë mbetës
TIRANE-Në të gjitha shkollat e mesme të vendit kanë mbetur rreth 1009 maturantë, emrat e të cilëve po spastrohen nga lista e kandidatëve që kanë plotësuar Formularin A1, pasi ata nuk do mund të hyjnë në procesin e Maturës Shtetërore, i cili starton këtë të premte. Kështu, nga 46 mijë maturantë që kanë plotësuar Formularin A1, nesër në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë do të hyjnë vetëm 45 mijë, pasi rreth 2% e tyre nuk kanë mundur që të marrin vitin. Kjo gjë është deklaruar nga kreu i Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP), Alfons Harizaj, sipas të cilit kjo shifër nuk është shqetësuese, pasi është gati e njëjtë me vitin e shkuar.
Provimet
Nesër më 31 maj starton procesi i Maturës Shtetërore, me provimin e detyruar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Hartimi i testeve ka nisur, pasi që prej ditës së shtunë është bërë ngujimi i specialistëve që do bëjnë përzgjedhjen e pyetjeve për këtë provim.
Sipas AKP-së, këtij provimi do t'i nënshtrohen rreth 45 mijë maturantë nga të gjitha shkollat e mesme të vendit. Struktura e pyetjeve do të ndërtohet në mënyrë të tillë ku të jenë të përfshira të tria nivelet e vështirësisë. (Per me teper lexoni Gazeta Shqiptare)