E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, ulje e çmimeve të naftës në një treg me shqetësime monetare

NJU JORK - Çmimet e naftës regjistruan rënie sot në Nju Jork, në një treg me shqetësime mbi politikën monetare të SHBA-së dhe të kujdesshëm para hapjes së një takimi të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC). 

Një fuçi nafte e "light sweet crude" (WTI) për shpërndarjen në korrik u shit 70 cent për 94,31 dollarë në "New York Mercantile Exchange" (Nymex). 

"Tregu është penalizuar nga shqetësimet në rritje mbi Rezervën Federale amerikane (Fed), që mund të ngadalësojë ritmin e blerjeve të aseteve, që ekonomia të përmirësohet", deklaroi Phil Flynn i "Price Futures Group".
(a.k/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›