E Diel, 1 Nëntor 2026

Pipero e paditi, Ministri Kosova: Ai më ka besuar gruan

Ne jemi vend i lirë dhe demokratik, ndaj dhe çdokush ka të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës. Megjithatë, z.Pipero ka besim tek unë, sepse para pak kohësh më besoi edhe gruan e tij për një diagnozë të caktuar. 

Përderisa më ka besuar gruan, do të thotë që besimin ndaj meje e ka të lartë”. Kjo ka qenë përgjigjja që ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova i ka dhënë ish-drejtorit të Politikave Shëndetësore, Pëllumb Pipero në lidhje me padinë e ngritur ndaj tij. 

Gjithashtu, Kosova shtoi se para disa ditësh do e ftonte për kafe zotin Pipero, por e kishin bllokuar punët e shumta, për shkak të pozicionit të tij si ministër. 

(Lajmi sot ne Gazeta Shqiptare) 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›