OSBE: Reforma zgjedhore, zhgenjim nga politika
Prezenca e OSBE “zhgenjehet” serish nga politika. Kreu i prezences se OSBE ne vendin tone, ambasadori Robert Bosch, kerkoi dje nga partite politike te gjejne kohen per permiresimin sa me te shpejte te Kodit Zgjedhor. “Prezenca e OSBE e sheh me keqardhje faktin qe deri tani nuk eshte arritur asnje rezultat konkret ne reformen zgjedhore”, tha ambasadori Bosch. Sipas tij, ndonese OSBE vlereson shtyrjen me kater muaj te tjere te mandatit te komisionit te reformes, nuk mund te mos u terhiqet vemendja e partive qe ta shfrytezojne kete kohe per permiresimin e kodit, e jo per debate. “Ne presim qe, pa humbur me teper kohe, te gjitha partite politike te perfshihen e te kryejne te gjitha ndryshimet ligjore ne perputhje me angazhimet e Shqiperise si anetare e OSBE-se, dhe rekomandimet e Raportit Perfundimtar te Misionit te Vezhgimit te OSBE/ODIHR-it, si dhe standardet e tjera nderkombetare per mbajtjen e zgjedhjeve demokratike”, tha kreu i OSBE-se ne Tirane. Bosch theksoi se OSBE pret qe autoritetet shqiptare me ne fund te paraqesin permiresime ne legjislacionin zgjedhor, permiresime, qe, sipas tij, duhet te jene sa me transparente. Kreu i misionit beri te ditur se OSBE eshte e gatshme te ndihmoje ne kete proces. R.R.
Fatmir Mediu, Partia Republikane
“Problemi i reformes elektorale s’qendron te sistemi, por te vete organizimi politik i partive politike, pasi ka shume parti qe jane organizuar mbi interesa individuale, dhe qe degjenerojne si ne rolin e mazhorances, ashtu edhe te opozites. Ata njerez qe brenda PD kerkojne bashkimin me PS per reformen zgjedhore, e kane gabim. PR do te behet promotore e nje bashkimi te se djathtes ne qellime dhe interesa politike”.
Petrit Vasili, Levizja Socialiste per Integrim
“LSI mbeshtet dhe preferon aplikimin e nje sistemi te paster proporcional, i cili zgjidh ne menyre te plote dy ceshtje te perfaqesimit; ate te votes se emigranteve dhe nje perfaqesim me te gjere te grave dhe eliminon fenomenin e Dushkut. Ceshtja e sistemit zgjedhor eshte produkt i nje konsensusi sa me te gjere, i cili nuk duhet te vonoje dhe qe duhet te vere ne themel te tij interesat e vendit perpara interesave te ngushta partiake dhe personale”.
Neritan Ceka, Aleanca Demokratike
“Sistemi elektoral i zgjedhur nga partite e vogla, eshte nje sistem i paster proporcional, ndersa modeli eshte nje proporcional i personalizuar. Lidhur me propozimin e LSI-se, nuk shoh ndonje kontradikte dhe ne fakt ky model i saj zgjidh edhe kerkesen kryesore te kesaj partie, qe eshte dhe pikenisje e reformes, eliminimi i Dushkut. Cdo parti merr aq vende ne parlament sa vota ka, dhe nga ana tjeter, njesohet vota e subjektit me voten e kandidatit”.
Engjell Bejtaj, Partia Socialdemokrate
“Sistemi gjerman, per te cilin jane shprehur partite e vogla, eshte nje sistem proporcional, gati i paster. Deklarata e LSI ka qene ne kuader te perfshirjes se grave ne politike, per t’u dhene mundesi atyre qe te kene perfshirje ne Parlament. Elektorati ka ende nevoje te kete nje reference per sa i takon nje zone te caktuar, ku votuesit duan te dine se kush do te jete deputeti i tyre. Kete mundesi, proporcionali i paster nuk e krijon, kurse ai gjerman po”.
Paskal Milo, Demokracia Sociale
“Ne s’marrim sistemin gjerman ne menyre shabllone. Marrim modelin gjerman te pershtatur ne kushtet e Shqiperise, sepse nuk eshte 90 milione banore qe te kete nje prag te madh prej 5%. Prandaj, 10 partite politike kane marre modelin e sistemit gjerman te pershtatur ne kushtet shqiptare, duke ruajtur pragun 5% dhe mjaft ceshtje te tjera, te cilat ne i kemi bere te ditura ne nje dokument te nenshkruara nga 10 partite politike”.