Matura, MASH publikon pasdite përgjigjet e testit
Teza përbëhej nga 25 pyejte, 13 prej te cilave me alternative dhe 12 me zhvillim, ku nxënësit testoheshin për njohuritë që kanë marrë në letërsi dhe në gjuhën shqipe në masën 33 përqind.
TIRANE- Rreth 45 mijë maturantë në të gjithë vendin janë testuar sot në provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të Letërsisë. Teza përbëhej nga 25 pyejte, 13 prej te cilave me alternative dhe 12 me zhvillim, ku nxënësit testoheshin për njohuritë që kanë marrë në letërsi dhe në gjuhën shqipe në masën 33 përqind.
Ministria e Arsimit pritet të publikojë sot pasdite përgjigjet e pyetjeve të testit të gjuhë-letërsisë. Ndërsa rregullorja e Maturës Shtetërore përcakton që rezultatet e provimit të publikohen pas dy javesh.
Testet janë zhvilluar në ambientet e shkollave të gjimnazeve dhe administratorë kanë qenë mësues jo të së njëjtës shkollë. Rreth 2.000 administratorë të provimit (AP) u përfshinë në proces për mbarëvajtje korrekte të zhvillimit të provimit.
Këtë vit ndryshe nga vitet e kaluara, nëse një maturant kapet duke kopjuar, nuk do të humbasë një vit shkollor, por edhe vitin pasardhës. Administratorët jo vetëm nuk ishin mësues të shkollës ku administruan, por u shkëmbyhen midis rretheve të ndryshme.
Shpërndarja e testeve të provimit të parë të detyrueshëm të Gjuhë-Letërsisë nga Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve (AVA) në drejtim të Drejtorive Arsimore Rajonale (DAR) nisi mbrëmë rreth orës 22.00, sipas një grafiku të caktuar, duke nisur nga zonat më të thella, Tropoja, për të përfunduar me Tiranën, në orën 06.00 të ditës së sotme.
(s.g/BalkanWeb)