Prokuroria çon në gjyq një 27-vjeçar për "trafik droge"
Nis gjykimi per nje te dyshuar si trafikant droge. Droga u gjet pak muaj me pare e fshehur në makinën e 27- vjeçarit. Sipas materialeve hetimore, ai dyshohet se tentoi te kalonte drogen nga Shqipëria në drejtim të Italisë
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda do të nisë së shpejti procesin gjyqësor ndaj një 27-vjeçari nga Vlora, që u kap me droge disa muaj më parë në Portin e Vlorës. Mbi të rëndon akuza për "trafik të lëndëve narkotike".
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe regjistruar për shqyrtim gjyqësor çështjen penale në ngarkim të shtetasit Saimir Bana, 27 vjeç nga Vlora. Burime nga kjo prokurori bënë të ditur se sipas materialeve hetimore, 27-vjeçari Bana dyshohet si përgjegjës në tentativën për të trafikuar nga Shqipëria në drejtim të Italisë të sasisë prej 4 kilogram droge, e llojit cannabis sativa, e cila u bllokua disa muaj më parë nga autoritet policore në Portin e Vlorës.
Sasia e drogës u gjet e fshehur në makinën e 27- vjeçarit Bana në një kontroll policor në Pikën Hyrëse të Portit të Vlorës.
Saimir Bana u arrestua në kushtet e flagrancës ndërsa çështja ndaj tij i'u referua për kompetencë hetimore prokurorisë së Krimeve të Rënda. Edhe pse policia dyshoi fillimisht per nje rrjet te mireorganizuar, deri tani ne gjykim ka perfunduar vetem Bana.
(d.b/BalkanWeb)