E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata PDS, Milo: Vota për ne ekuilibër politik

Kryetari i PDS-së Paskal Milo tha në Lezhë se vota për të majtën sjell ekuilibrat politik e qeverisës në vend. Milo tha se PDS sjell alternativën e një qeverisjeje të mirë. 

LEZHE- Partia Demokracia Sociale prezantoi kandidatët në qytetin e Lezhës. Kryetari i PDS-së Paskal Milo tha se vota për të majtën sjell ekuilibrat politik e qeverisës në vend. Milo tha se PDS sjell alternativën e një qeverisjeje të mirë.

“Duke votuar për Demokracinë Sociale keni votuar për një ekuilibër politik të domosdoshëm për të ardhmen e qeverisjes. Shqipëria ka nevojë për një ekulibër politik e qeverisës. Edhe alternativa e PDS nesër në qeverisjen e vendit është e nevojshme”- tha Milo gjatë fjalës së tij në qytetin verior.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›