Matura. Për regjistrimin duhet lista e notave e vulosur
17/09/2009 Në rast të përgjigjes negative kandidatët për universitetet italiane mund të regjistrohen në vend
Sekretaritë ku bëhen regjistrimet nuk pranojnë fotokopje të dëftesave, edhe pse janë të noterizuara
Maturantët që janë në pritje të rezultateve të testimit për pranimet në universitetet italiane, por njëkohësisht rezultojnë të jenë fitues edhe në listat e fazës së parë të pranimeve në vend, duhet të nxitojnë të regjistrohen brenda afatit të caktuar. Në të kundërt mund të humbasin vitin akademik jo vetëm prej përgjigjes negative që do të japë universiteti italian, por edhe nga mosregjistrimi në një nga fakultetet e vendit tonë. Burime zyrtare pranë Ministrisë së Arsimi bëjnë të ditur se në rast të përgjigjes negative nga universitetet e huaja këta maturantë kanë edhe një tjetër shans për të ndjekur studimet e larta këtë vit në një nga fakultetet publike në vend. Kjo procedurë e cila do të njihet vetëm nëse ata do të dorëzojnë dosjen e dokumenteve për regjistrimin paraprak brenda datës 18 shtator, në të cilën nuk duhet të mungojë lista e notave të marra të vulosura nga drejtoria arsimore e rrethit të tyre.
Lista e notave
Shumë prej këtyre kandidatëve janë paraqitur pranë sekretarive të fakulteteve për të bërë regjistrimin e fazës së parë, por janë detyruar të kthehen mbrapsht, pasi dokumentet e tyre nuk janë pranuar. Shkak për këtë është bërë fakti se ata i kanë dërguar dokumentet origjinale që kërkohen për regjistrim (dëftesën e pjekurisë) pranë fakulteteve italiane dhe në mungesë të saj kanë paraqitur fotokopjet e noterizuara pranë fakulteteve shqiptare. Sekretaritë, ku bëhen regjistrimet, nuk i kanë pranuar fotokopjet e dëftesave, edhe pse kanë qenë të noterizuara, sepse në udhëzimin e regjistrimeve specifikohet se kjo kategori fituesish në mungesë të dëftesës duhet të dorëzojnë një listë notash. Kjo listë notash tërhiqet në formën e një vërtetimi pranë shkollës së mesme ku maturanti ka kryer studimet, së bashku me vulat përkatëse. Njëkohësisht kësaj liste nuk duhet t’i mungojë edhe vula e drejtorisë arsimore të rrethit përkatës.
Përgjigjet
Kështu, nëse ndodh që këta kandidatë marrin në përgjigje negative nga universitete italiane, në fazën e dytë të regjistrimit përfundimtar do të dërgojnë dokumentet origjinale, që do t’u kthehen mbrapsht pa rrezikuar studimet. Aktualisht po vijon regjistrimi, që sipas udhëzimit zyrtar të dërguar në fakultete do të vijojë edhe nesër deri në orën 18:00. Më pas do të mblidhen të dhënat, prej nga do të bëhet një renditje e re sipas ecurisë së regjistrimeve dhe më pas do të bëhet lëvizja e preferencave si dhe zbritja e vijës së parë të fituesve. Mosplotësimi i këtyre procedura do të sjellë penalizime për këtë kategori aplikuesish, të cilët rrezikojnë humbjen e vitit akademik. Në rast të moskryerjes së regjistrimit paraprak ata do të hiqen nga lista e të dhënave të APRIAL-it, e cila me mbylljen e regjistrimeve do të bëjë renditjen përfundimtare të fituesve sipas degëve të pranimit.
Pranimet
“Kandidatët që nuk bëjnë regjistrimin paraprak brenda datave të përcaktuara në këtë udhëzim, për çfarëdo arsye, nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve dhe do të humbasin të drejtën për të vazhduar studimet e larta për këtë vit. Kandidatët fitues kanë kohë për të bërë regjistrimin e tyre paraprak në programin e studimit ku janë shpallur fitues pranë sekretarive mësimore deri më 18 shtator 2009 prej orës 8:00 deri në orën 18:00.”
Spostimet
Me mbylljen e fazës së parë të regjistrimeve do të ketë një tjetër postim listash për vendet që do të mbeten të parealizuara. Megjithatë, para se të bëhet spostimi i listës do të bëhet lëvizja e preferencave nga poshtë lart për kandidatët e shpallur fitues. Kjo do të thotë se një maturant që është regjistruar në fazën e parë në një preferencë të ulët mund të shkojë në një tjetër më të lartë, nëse do të mbesin vende bosh. Deri tani janë evidentuar 517 kuota bosh.