Presidenca e BE: Debati te zhvillohet ne Kuvend
17/09/2009 Presidenca suedeze deklaratë për raportin e OSBE–ODHIR-it
Debati politik të zhvillohet në Kuvend
Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian ka kërkuar dje me anë të një deklarate për zgjedhjet në Shqipëri vazhdimin e dialogut në Kuvend mes partive politike. Në deklaratën e publikuar dje në faqen zyrtare të këtij organizmi thuhet se BE-ja merr parasysh raportin përfundimtar të OSBE–ODHIR-it, duke vënë theksin se këto zgjedhje përmbushën një pjesë të mirë të rekomandimeve të OSBE-së dhe pavarësisht se zgjedhjet mund të zhvillohen më të mira, e rëndësishme është t’u përmbahen standardeve të larta demokratike. Nga ana tjetër, BE-ja u bën thirrje partive politike në Shqipëri të vazhdojnë debatin dhe dialogun politik brenda sallës së Parlamentin shqiptar, duke e cilësuar këtë si një vlerë të lartë të demokracisë. BE-ja inkurajon të gjitha partitë politike në Shqipëri për të ndjekur një dialog konstruktiv politik. Në veçanti duke mbajtur një dialog të përhershëm në Parlament, është një element kyç i demokracisë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kërkesë e domosdoshme për të përmbushur kriteret për anëtarësim në BE. BE-ja është e angazhuar të vazhdojë të sigurojë mbështetje për Shqipërinë në këtë proces të rëndësishëm, duke ndihmuar Shqipërinë për të ecur përpara drejt integrimit evropian. Gjithashtu në deklaratë theksohet se është e rëndësishme që qeveria shqiptare të ekzaminojë dhe të ndreqë mangësitë e vëna re në zgjedhjet e 28 qershorit. Deklarata vjen vetëm dy ditë pas publikimit të raportit të OSBE–ODHIR-it
për zgjedhjet në Shqipëri si dhe pas deklaratave të një sërë zyrtarëve të lartë të BE-së, të cilët i shikuan zgjedhjet si pozitive dhe si një hap para që Shqipëria po bën në procesin e integrimit.
Qeveria për raportin e OSBE–ODHIR-it
Bregu: Shqipëria në rrugën e duhur për integrimin
Raportin e OSBE–ODHIR-it e ka përshëndetur zëdhënësja e qeverisë Majlinda Bregu, e cila theksoi se ky raport si dhe deklaratat e Rehnd dhe Bild janë dëshmi e suksesit të qeverisë. “Deklaratat e presidencës suedeze dhe komisonerit Rehn se vendi pas këtyre zgjedhjeve është në një pozitë më të mirë për sa i përket perspektivës evropiane janë konfirmim i përgjegjshmërisë me të cilën qeveria shqiptare ka zbatuar dhe do të zbatojë të gjitha detyrimet që afrojnë vendin më shumë me Bashkimin Evropian”, - tha ajo gjatë një konference për shtyp. Bregu tha se, duke u bazuar në raport, “zgjedhjet 28 qershorit në Shqipëri kanë shënuar progres qenësor në lidhje me regjistrimin e zgjedhësve, procesin e identifikimit të tyre, votimin, numërimin dhe shqyrtimin e ankesave; një raport ky që është i ngjashëm me raportet e vendeve të tjera në rajon e Evropë; një vlerësim ky i merituar për qytetarët shqiptarë, që dhanë verdiktin për të ardhmen e tyre më 28 qershor, dua t’i bëj edhe një herë thirrje opozitës të mos e nëpërkëmbë me bojkote të pamoralshme procesin më të rëndësishëm: atë të Shqipërisë evropiane”. Ajo ka ftuar Partinë Socialiste që t’i lexojë mesazhe të tilla me syrin dhe paanësinë e partnerëve të Shqipërisë në Evropë.