Shikimi me inat, masakrohet 14-vjeçari E. P.
17/09/2009 Agresori me inicialet R. E. ka qëlluar afër zemrës 1 herë me thikë bashkëmoshatarin e tij
Ngjarja në ambientet e shkollës “Bajram Curri”. Policia arreston autorin, i cili shfaq pendesë para hetuesve
TIRANE- Ende pa filluar shkolla mirë, në ambientet e këtij institucioni ka mbetur i plagosur me thikë një nxënës 14-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht në shkollën 9-të vjeçare “Bajram Curri” në Tiranë, ku dy nxënës që studiojnë në këtë shkollë janë bërë protagonistët e një sherri, i cili ka përfunduar me një të plagosur. Burime policore thanë se krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30 midis 14-vjeçarëve me inicialet E.P. dhe R.E. Shkak i këtij sherri mësohet të jetë bërë një shikim i “vrenjtur” midis dy të sipërcituarve, të cilët pasi kanë kuptuar gjestet e njëri-tjetrit kanë filluar të zihen fizikisht dhe të shkëmbejnë fjalë të ndërsjella mes tyre. Menjëherë pas këtij sherri gjithçka është normalizuar ku nxënësi me inicialet E. P. dhe ai me inicialet R. E, janë ndarë duke shkuar secili në banesat e tyre. Mirëpo grushtet e bashkëmoshatarit nuk i ka kapërcyer aq lehtë 14-vjeçari R.E., i cili ditën tjetër të shkollës (dje) ka marrë nga shtëpia një thikë. Armën e ftohtë ai e ka fshehur në çantën e librave dhe pasi ka pritur që të mbarojë ora e mësimit dhe të dalë për pushim “armiku” i tij, 14-vjeçari e ka goditur atë menjëherë me thikë në krahun e majtë të kraharorit. Mësohet se adoleshenti e ka qëlluar vetëm një herë dhe më pas ka tentuar të largohet. Nga dhimbjet e mëdha që kishte si pasojë e plagës së marrë afër zemrës, 14-vjeçari me inicialet E.P. është rrëzuar në tokë, veprim ky që ka sjellë alarmimin e të gjithë nxënësve të tjerë që ndodheshin të pranishëm në vendin e ngjarjes. I dëmtuari është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku pas ndërhyrjes së mjekëve mësohet se aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë për ngjarjen e rëndë janë njoftuar punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët menjëherë kanë mbërritur në shkollën “Bajram Curri”. Ata mundësuan arrestimin e autorit të krimit, ku së bashku me disa mësues dhe me prindërit e tij, ai është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë të qarkut Tiranë. Përpara ekspertëve të hetimit, psikologut dhe mësuesve 14-vjeçari ka treguar të gjitha detajet e ngjarjes së rëndë si dhe ka shprehur pendesë për krimin e kryer ndaj moshatarit të tij 14-vjeçar. Pas deklarimeve në polici, 14-vjeçari u la përsëri i lirë, për shkak të moshës së tij të vogël. Ndërkohë që të gjitha materialet në ngarkim të tij, i kaluan seksionit të të miturve pranë Prokurorisë së Tiranës.