Ministri Nishani kerkon mbledhjen e KLD-se masa ndaj avokateve

Deklarata Po bllokohet drejtesia duhen ndermarre masa te ashpra per avokatet deri ne heqje licence. Ministria e Drejtesise kerkon ndihmen e EURALIUS per ashpersimin e ligjit te avokatise
Reagimi
Situata e rende dhe teper shqetesuese ne sistemin gjyqesor ka nxjerre ne nje reagim te ashper numrin nje te Ministrise se Drejtesise z. Bujar Nishani. Teper i ngarkuar nga ankesat e gjyqtareve per avokateve nje mosreagim nga ana e Dhomes Kombetare te Avokatise si dhe rasti me i fundit i skadimit te afateve te paraburgimit per shkaktaret e tragjedise se Gerdecit me pasoje lirimin e tyre detyroi ministrin Nishani ti drejtohet KLD-se per nje mbledhje urgjente me qellim marrjen e masave per ti dhene fund kesaj gjendjeje. Po bllokohet dhenia e drejtesise - ka apeluar ministri duke deklaruar per mediat se shkak per kete dalje nuk eshte bere vetem dosja Gerdeci por edhe raste te tjera kryesisht ne gjykimet ne Gjykaten e Krimeve te Renda ku ka prishje te seancave gjyqesore shtyrje pa arsye e tyre dhe mosmarrje e masave procedurale dhe administrative. Gjithashtu numri nje i institucionit te drejtesise ka deklaruar se ka kerkuar bashkepunimin dhe asistencen e misionit EURALIUS mision i Komisionit Evropian qe asiston vendin tone ne hartimin e legjislacionit per te pergatitur nderhyrjet e menjehershme dhe te ashpra ne ligjin Per profesionin e avokatit ne Republiken e Shqiperise nderhyrje te cilat te parashikojne deri heqjen e se drejtes se ushtrimit te ketij profesioni nga shkelesit.
Inspektimet
Kreu i Ministrise se Drejtesise Bujar Nishani shprehu gatishmerine institucionale per te bashkepunuar me KLD-ne per zhvillimin e inspektimeve te perbashketa per ceshtjen Gerdeci por edhe te tjera per te cilat jane adresuar ankesa nga subjekte apo qytetare. Ministria ka ofruar gatishmerine e saj qe se bashku me KLD te nisin inspektime te perbashketa. Jemi te gatshem per hartimin e nje memorandumi bashkepunimi me KLD-ne per rastin konkret por edhe te tjera kur qytetaret kane ankesa - u shpreh ministri. I pyetur nga gazetaret nese nga inspektorati i Ministrise se Drejtesise ka nisur apo jo verifikimin per ceshtjen Gerdeci ministri u pergjigj Ministria e Drejtesise dhe inspektorati i saj e kane te qarte dhe te percaktuar ne ligj kur ato ndermarrin inspektime vetem ne raste ku i adresohen nje kerkese ankese. Ministria ka ofruar gatishmerine e saj qe se bashku me KLD te nisin inspektime te perbashketa. Jemi te gatshem per hartimin e nje memorandumi bashkepunimi me KLD per rastin konkret por edhe te tjera kur qytetaret kane ankesa. Lidhur me shkaktaret e zvarritjes se ketij procesi qe coi ne skadimin e afateve dhe lirimin e te pandehurve Dritan Minxolli Ylli Pinari Mihal Delijiorgji dhe Sokol Ngjeci ministri u shpreh Ju keni qene deshmitare te asaj qe here pas here ministri e ka shprehur publikisht shqetesimin per zvarritjen procedurale te seancave. Shtyrje te tilla te paarsyeshme megjithese vazhdimisht Dhoma e Avokatise nuk ka pasur reagim qofte per marrjen e masave ndaj avokateve bene qe ky shqetesim te adresohet ne KLD ne menyre qe te vendosim hapat e metejshem per te pare proceduren dhe shkelesit e saj. Ne fund te inspektimit do te percaktohet pergjegjesia e gjithsecilit individualisht. Me tej z. Nishani deklaroi se nuk mund te flasim per deshtim te hetimit gjyqesor pasi dosja vazhdon te gjykohet ne gjykate ndersa shtoi se tejkalimi i mases se arrestit eshte nje situate shume shqetesuese. Por per te percaktuar pergjegjesite individuale jane institucionet perkatese. Ndaj dhe vendimi im per tiu adresuar KLD-se per te diskutuar si dhe bashkepunimi intensiv i ministrise me ekspertet e EURALIUS per te adresuar nderhyrje te mos i lihet me ne dore Dhomes se Avokatise reagimet qe kane rezultuar jo eficente jane rrjedhoje e papajtueshmerise se ministrise me kete situate. Ministri eshte shprehur edhe ne lidhje me nje inspektim qe po u behet masave te arrestit dhene per protestuesit e demonstrates se dhunshme te 21 janarit para Kryeministrise duke shtuar se Ministria eshte duke kryer nje inspektim pas disa ankimeve qe kane ardhur nga individe dhe organizata te ndryshme per te pare se si eshte respektuar pjesa procedurale si jane paraqitur provat e sa jane marre parasysh ato. Ky inspektim eshte ne vijim e siper dhe ne perfundim te tij konkluzionet do i percillen Keshillit te Larte te Drejtesise.
Zija Bahja Kam zbatuar vetem urdhrat per municionet
Pas lirimit te te pandehurve te arrestuar dosja e tragjedise se Gerdecit vijoi dje normalisht pa asnje perpjekje per shtyrje te saj. Te pranishem ne salle pervec te pandehurve ne gjendje te lire ishin edhe Ylli Pinari e Sokol Ngjeci ndersa mungonin Dritan Minxolli e Mihal Delijorgji. Procesi ka nisur me deklaraten e avokatit te ish-gjeneral brigade Zija Bahja i cili deklaroi se klienti i tij ka zbatuar vetem urdherate e Ministrise se Mbrojtjes per furnizim me municione ne Gerdec ndersa keto urdhra apo vendimet e qeverise nuk jane shpallur te pavlefshme si akte administrative qe Bahja te merret i pandehur. Pas deklarimeve te avokatit te Bahjes e ka marre fjalen organi i akuzes. Ata kane paraqitur nje ekspertize te eksperteve shqiptare dhe atyre amerikane per tragjedine e Gerdecit procedurat qe u ndoqen dhe shkeljet qe dyshohen te jene bere deri ne ndertimin e fabrikes se demontimit ne Gerdec dhe shperthimin tragjik ne 15 mars 2008. Prokuroret perseriten ekspertizen e amerikaneve se Gerdeci u shkaktua nga saldimi i nje karroce. Duke ju referuar ketij raporti prokuroret thane se kontrata per demontimin e municioneve ne Shqiperi rezulton te jete formale e firmosur fillimisht mes perfaqesuesve te SAC Patrik Henrit dhe drejtuesit te Meico-s Ylli Pinari per nje afat tete mujore me vleften e 16 milione dollareve. Kontrata sipas eksperteve eshte nenshkruar me mungese dokumentacioni te mjaftueshem. I vetmi dokument qe ka depozituar kompania amerikane SAC sipas eksperteve ka qene vetem nje licence biznesi e cila serish nuk e specializonte ate per procesin e demontimit dhe cmilitarizimit por per te importuar. Sipas eksperteve ne dokumentacionin qe mungon duheshin nje dokument qe SAC ekzistonte si person juridik dokumentacioni i kapaciteteve te kesaj shoqerie dokumentacione qe duhet te merreshin nga disa ministri qe nga e Financave per tatimet deri tek e Mjedisit. Po keshtu ne kete kontrate firmosur perpara se te dilte urdhri i ministrit te Mbrojtjes per kete ceshtje eshte shmangur edhe nenshkrimi nga institucioni i avokatit te shtetit. Ne vijim te mungeses se dokumentacioneve ekspertet kane thene se sipas kontrates procedurat duhet te ndiqeshin nga SAC dhe pikerisht ketu mungon edhe nje autorizim nga Ministria e Mbrojtjes qe ja kalon kompetencen shoqerise shqiptare Albademil. Po keshtu sipas eksperteve mungon edhe licenca serish qe duhej te leshohej nga Ministria e Mbrojtjes per Albademil qe i jep te drejten e demontimit te municioneve Albademil. Sipas tyre aktiviteti i kompanise Albademil ka qene teresisht ne te zeze. Nderkohe sipas eksperteve amerikane qe ishin ne Gerdec nga shperthimi i demtuan 10 mije shtetas kater mije biznese u evakuuan gjate asaj dite tragjike kater mije persona ndersa demi i asaj dite sipas amerikaneve kap vleren e 23 milione eurove.