Matura Shtetërore, si duhen plotësuar formularët A1/A1-Z
Ministria e Arsimit ka publikuar dje dy formularët e Maturës Shtetërore 2009, atë A1 dhe A1-Z, të cilët duhet të plotësohen nga maturantët e këtij viti, duke nisur nga data 20 shkurt e për t‘u dorëzuar brenda datës 10 mars. Bashkë me modelin e formularëve, drejtuesit e Ministrisë së Arsimit kanë bërë publike edhe udhëzimet përkatëse për plotësimin e tyre pa gabime dhe në mënyrë korrekte. Në udhëzim theksohet fakti se Formulari A1 plotësohet për t‘u regjistruar në Maturën Shtetërore 2009, vetëm nga: maturantët e vitit 2009, si dhe nga kandidatët që kanë mbaruar shkollën para vitit 2009 dhe nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2006, 2007, 2008. Ndërsa Formulari A1-Z duhet të plotësohet vetëm nga: kandidatët që kanë marrë pjesë në provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2006, 2007, 2008, si dhe nga ata që duan të mbartin, njërën ose të dyja lëndët me zgjedhje, në Maturën Shtetërore 2009. Të dy këta formularë këshillohet që të plotësohen me shkronja të mëdha kapitale. Gjithashtu, udhëzimet saktësojnë se Formulari A1, dhe ai A1-Z do të konsiderohen të vlefshëm vetëm nëse janë plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt, ata do të konsiderohen të pavlefshëm dhe nxënësi ose kandidati humbet të drejtën e regjistrimit. Pasi të jetë plotësuar formulari përkatës sipas kategorisë së kandidatit, ky dokument dorëzohet pranë Komisionit Shkollor të Maturës-Shtetërore (KSHMSH), ku nxënësi vazhdon ose ka mbaruar shkollën. Në rast se janë bërë gabime në plotësimin e formularit, ata mund të plotësojnë një formular tjetër që zëvendëson të parin. Ky veprim mund të pranohet nga Komisioni Shkollor i Maturës-Shtetërore (KSHMSH), vetëm brenda afatit të dorëzimit të tij, pra deri më 10 mars 2009. Pas këtij afati, nxënësi ose kandidati nuk ka të drejtë të bëjë ndryshime të tjera. Pas plotësimit, formularët kontrollohen me kujdes për saktësinë dhe më pas firmosen nga nxënësi ose kandidati, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës. Për kandidatët që kanë mbaruar para vitit 2009, drejtori i shkollës ngarkon një mësues që do të luajë rolin e mësuesit kujdestar. Çdo formular duhet të vuloset me vulën e shkollës.
Formulari A1
Për Formularin A1, sugjerohet se në hapësirat e lëna bosh duhet vendosur: emri i DAR ose ZA, ku ndodhet shkolla pranë së cilës do të jepet provimi; Shkruhet emri i qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla; Shkruhet emri i shkollës ku nxënësi studion ose ku ka kryer studimet. Bazuar në tabelën e Indekseve dhe profileve/degëve, gjendet indeksi i degës dhe shënohet numri që përfaqëson degën që secili ndjek ose ka ndjekur p.sh. Gjimnazi Drejtimi Shoqëror, në tabelë ka indeksin 02, në formular ju do shënoni numrin 02. Për këtë duhet të kërkohet ndihma e mësueses kujdestare. Gjithashtu në Formularin A1 shënohet ID që nxënësi ka pasur në Maturën Shtetërore 2007, 2008. Kjo plotësohet në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, vetëm nga ata nxënës që kanë dhënë provimet e detyruara dhe ata që kanë mbetur, në një ose në të dyja provimet e detyruara, në Maturën Shtetërore 2007, 2008.
Emri, atësia dhe mbiemri duhen shkruar me germa kapitale ku këshillohet të bëhet kujdes me emrat që përmbajnë shkronjat (Ë) dhe (Ç). Datëlindja shënohet, duke plotësuar me dy shifra ditën dhe muajin, (p.sh. 05/12/1989). Vendoset një shenjë në formë kryqi në kutinë që i përket gjinisë. P.sh. nëse i përkisni gjinisë femërore shënoni një kryq [X] në kutinë përbri fjalës "Femër"; Shënohet viti kur aplikuesi ka përfunduar studimet në shkollën e mesme, (p.sh. ...., 2006, 2007, 2008 ose 2009). Nxënësit që duan të vazhdojnë studimet jashtë shtetit shënojnë një kryq [X] në kutinë përbri PO. Sugjerohet që aplikuesi të qarkojë IV ose V dhe shkronjat përkatëse A, B, C, D, E, F, G, H, I, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, U. (P.sh. nëse jeni në klasën IV B, qarkohet IV dhe shkronja B dhe nëse jeni në klasën V D, qarkohet V dhe shkronja D). Kur nxënësi ka mbaruar studimet para vitit 2009, qarkohet shkronja U. Në rastin kur shkolla ka përdorur numra për emërtimin e klasave, mësuesi kujdestar duhet të konvertojë, numrin në shkronjë, sipas radhës së përcaktuar më sipër. Shënohen me përgjegjësi, lëndët dhe notat e shkallëzuara D1 dhe D2, për nxënësit që kanë dhënë provimet me detyrim në Maturën Shtetërore 2006, 2007, 2008. Për nxënësit që kanë mbaruar maturën para vitit 2006, do të vendosen notat ekuivalente me provimet e detyruara. Në këtë rast, ekuivalentimi bëhet në përputhje me Dëftesën e Pjekurisë origjinale. Kjo pikë duhet të plotësohet në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, vetëm për nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2009. Bazuar në listën e lëndëve me zgjedhje të bërë publike qarkohen dy lëndët me zgjedhje që zgjidhen nga aplikuesi për t‘u dhënë provim dhe numrat që u korrespondojnë atyre.
P.sh. 6 Njohuri për Shoqërinë dhe 8 Gjuhë Angleze. Në lëndët që do të qarkohen, vetëm njëra mund të jetë gjuhë e huaj. P.sh., nuk mund të qarkohet; Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Frënge, Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Italiane, Gjuhë Frënge dhe Gjuhë Italiane. Nuk duhet harruar që nxënësi të firmosë në hapësirën e përcaktuar për të. Mësuesi duhet të shkruajë emrin dhe mbiemrin (me shkronja kapitale) dhe të firmosë në hapësirën e tij. Po kështu edhe drejtori shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja kapitale) firmos dhe vulos me vulën e shkollës, në hapësirën e përcaktuar për të.
Formulari A1-Z
Ndryshimi i këtij formulari nga ai A1 është se në hapësirat bosh, aplikanti duhet të shënojë përveç të tjerave edhe emrin e lëndës (lëndëve) me zgjedhje që do të mbartë dhe vitin kur është dhënë provim kjo lëndë. Nëse lënda që do të mbartet është dhënë provim më shumë se një herë, atëherë në formular duhet të shënohet viti i fundit kur ajo është dhënë provim. P.sh., nëse do të mbartet lënda Fizikë, që është dhënë provim dy herë, në MSH 2007 dhe MSH 2008, atëherë në formular duhet të shënohet viti 2008. Nëse nxënësi ka mbartur vetëm një lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e viteve 2006, 2007, 2008, atëherë, në listën e lëndëve me zgjedhje, duhet të qarkohet vetëm një lëndë me zgjedhje. Nëse lënda e mbartur është gjuhë e huaj, lënda që do të qarkohet, në listën e lëndëve me zgjedhje, nuk duhet të jetë gjuhë e huaj. Në rastet kur nxënësi nuk ka mbartur lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e viteve 2006, 2007, 2008, atëherë duhet të qarkojë dy lëndë me zgjedhje, në listën e tyre.
TABELA NR. 1
INDEKSET E PROFILEVE / DEGËVE TË SHKOLLAVE TË MESME 2009
INDEKSET DEGËT
01 GJIMNAZI DREJTIMI NATYROR
02 GJIMNAZI DREJTIMI SHOQËROR
03 GJIMNAZI DREJTIMI I PËRGJITHSHËM
04 SH. M. P E PAPROFILIZUAR (PARA 2007)
05 GJIMNAZI ME KOHË TË SHKURTUAR
06 NATYROR 2 GJUHËSH FRANCEZE
07 SHOQËROR 2 GJUHËSH FRANCEZE
08 SHOQËROR 2 GJUHËSH ITALIANE
09 GJUHË E HUAJ ANGLISHT
10 GJUHË E HUAJ FRËNGJISHT
11 GJUHË E HUAJ GJERMANISHT
12 GJUHË E HUAJ SPANJISHT-RUSISHT
13 GJUHË E HUAJ ITALISHT
14 ARTISTIKE KOREOGRAFI
15 ARTISTIKE ARTE FIGURATIVE
16 ARTISTIKE MUZIKË
17 SPORTIVE FUTBOLL
18 SPORTIVE ATLETIKË
19 SPORTIVE VOLEJBOLL
20 SPORTIVE BASKETBOLL
21 PEDAGOGJIKE 4-VJEÇARE
22 PEDAGOGJIKE GREQISHT GJIROKASTËR
23 TEKNIKE 5-VJEÇARE ( BANKA/TATIME/SIGURIME)
24 TEKNIKE EKONOMIKE 5-VJEÇARE TURIZËM
25 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 FERMER
26 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 HOTELERI TURIZËM
27 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 MAKINERI BUJQËSORE
28 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 TEKNOLOGJI USHQIMORE BYLMET MISH
29 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 TEKNOLOGJI USHQIMORE PIJE KONSERVA
30 TEKNIKE 5-VJEÇARE VETERINARI
31 TEKNIKE 5-VJEÇARE AGROBIZNES
32 TEKNIKE 5-VJEÇARE ELEKTRIK I PËRGJITHSHËM
33 TEKNIKE 5-VJEÇARE ELEKTRONIKË
34 TEKNIKE 5-VJEÇARE ELEKTROTEKNIKË
35 TEKNIKE 5-VJEÇARE MEKANIK I PËRGJITHSHËM
36 TEKNIKE 5-VJEÇARE POLIGRAFIK
37 TEKNIKE 5-VJEÇARE PYJE
38 TEKNIKE 5-VJEÇARE TEKNIK GJEODET
39 TEKNIKE 5-VJEÇARE TEKNIK NDËRTIMI
40 TEKNIKE 5- VJEÇARE TEKNOLOGJI USHQIMORE
41 TEKNIKE 5-VJEÇARE TELEKOM
42 HARRY FULTZ MENAXHER AUTOMOBILASH
43 HARRY FULTZ BIZNES
44 HARRY FULTZ ELEKTRIKE
45 HARRY FULTZ ELEKTRONIKË
46 TEKNIKE 4-VJEÇARE (PARA 2007)
47 TEKNIKE PROFESIONALE ME KOHË TË SHKURTUAR
48 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 PËRPUNIM DRURI
49 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 KONFEKSION-STILIM
50 PROFILI IM NUK ËSHTË NË LISTË
FORMULARI A1
PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË PROVIMET
E MATURËS SHTETËRORE 2009
DAR ose ZA: __________________________________
Emri i qytetit/fshatit: ___________________________
Emri i Shkollës: _______________________________
Indeksi i profilit/degës: _________________________ (Plotësohet nga mësuesi dhe nxënësi)
ID e nxënësit (vetëm për nxënësit e MSH 2007 ose MSH 2008): __________
(Plotësohet nga drejtori dhe nxënësi)
Emri: ______________ Atësia: ______________ Mbiemri: ______________
Datëlindja (dd/mm/vvvv): _______/_______/________
Gjinia: Femër Mashkull
Viti i përfundimit të shkollës së mesme: __________
Do të aplikoni për studime jashtë shtetit? □ Po
Klasa: IV / V
(A, B, C, D, E, F, G, H, I, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, U), (Nxënësit para 2009 të qarkojnë U)
Lëndët e detyruara (për nxënësit para MSH 2009): (Plotësohet nga drejtori dhe nxënësi)
Lënda D1: _____________________ Nota e shkallëzuar D1: ___________
Lënda D2: _____________________ Nota e shkallëzuar D2: ___________
Lëndët me zgjedhje: (Të qarkohen dy lëndë, së bashku me numrat përkatës)
1. FIZIKË 6. NJOHURI PËR SHOQËRINË
2. KIMI 7. EKONOMI, FILOZOFI
3. BIOLOGJI 8. GJUHË ANGLEZE
4. HISTORI 9. GJUHË FRËNGE
5. GJEOGRAFI 10. GJUHË ITALIANE
Shënim: Nga dy lëndët që do të zgjidhni, vetëm njëra mund të jetë gjuhë e huaj.
P.sh., nuk mund të zgjidhni:
Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Frënge, Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Italiane, Gjuhë Frënge dhe Gjuhë Italiane.
Firma e nxënësit Mësuesi kujdestar Drejtori i shkollës
______________ _______________ _______________
VULA
FORMULARI A1-Z
PËR REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE NË PROVIMET ME ZGJEDHJE
TË MATURËS SHTETËRORE 2009
DAR ose ZA: _______________________________________

Indeksi i profilit/degës: _________________________ (Plotësohet nga mësuesi dhe kandidati)
ID e kandidatit në vitin:
MSH 2006 _________, MSH 2007_________, MSH 2008): __________
(Plotësohet nga drejtori dhe kandidati)

Lëndët me zgjedhje:
12.1 Shëno lëndët me zgjedhje që do të mbarten:
(Nëse lëndët e mbartura janë dhënë provim më shumë se një herë, duhet të shënoni vitin e fundit)
Lënda Z1: __________________ Viti: ____________
Lënda Z2: __________________ Viti: ____________
12.2 Qarko lëndët me zgjedhje që do të jepen:
1. FIZIKË 5. GJEOGRAFI 9. GJUHË FRËNGE
2. KIMI 6. NJOHURI PËR SHOQËRINË 10. GJUHË ITALIANE
3. BIOLOGJI 7. EKONOMI, FILOZOFI
4. HISTORI 8. GJUHË ANGLEZE
Shënim : 1. Kandidati NUK mund të mbartë apo të japë dy lëndë me zgjedhje që janë gjuhë e huaj.
2. Nëse kandidati mbart një lëndë me zgjedhje që është gjuhë e huaj atëhere lënda tjetër
me zgjedhje NUK duhet të jetë gjuhë e huaj. (Lexoni me kujdes udhëzuesin!)
Firma e kandidatit Mësuesi kujdestar Drejtori i shkollës

Shenim: Formularet mund t‘i shkarkoni nga gazeta ne PDF