Matura detyrim edhe për pranimet në privat
15/03/2011 Universitet Private/ Notat kaluese në të katër provimet e maturës 2011 do të jenë kusht pranimi
Rastet kur rrezikohet e drejta e studimit, propozimet për rritjen e kuotave pranuese
Provimet e maturës do të jenë kusht pranimi edhe për kandidatët që do tu drejtohen universiteteve private. Ndryshe nga vitet e shkuara, pranimet për vitin akademik 2011-2012 do të shoqërohen me kritere më të rrepta jo vetëm për institucionet e arsimit të lartë publik, por dhe për strukturat private. Në këto kushte, maturantëve do tu duhet të përpiqen më fort që të marrin nota kaluese në të katër provimet e detyruara të maturës për të mos rrezikuar të drejtën për ndjekjen e studimeve të larta gjatë vitit që vjen. Konkretisht, me ndryshimet e bëra në rregulloren e provimeve të maturës 2011, nxënësit e viteve të katërta do të duhet të mësojnë shumë për të marrë të katër provimet që të fitojnë një të drejtë studimi, rregull ky që do të jetë kriter pranues edhe për universitet private. Më parë mjaftonte që maturantët të merrnin dy provimet e detyruara për tu pajisur me dëftesën e shkollës së mesme dhe me këtë dëftesë mund të regjistroheshin pranë universiteteve private, në rast se nuk përzgjidheshin në fakultete publike nëpërmjet sistemit meritë-preferencë. Ndërsa në maturën e vitit 2011 gjimnazi do të quhet i përfunduar vetëm në rastin kur maturanti pajiset me diplomën përkatëse, e cila lëshohet vetëm pasi të ketë marrë nota kaluese në këtë katër provimet, përkatësisht në dy provimet e detyruara, që do të zhvillohen në lëndën e matematikës dhe letërsisë e gjuhës shqipe, si dhe në dy provimet me zgjedhje të caktuara prej tij. Me këto ndryshime synohet që raporti i liberalizimit të pranimeve të ecë paralelisht dhe me rritjen e cilësisë akademike, kjo veçanërisht në të shumëpërfolurat shkolla private. Aktualisht ka përfunduar faza e dorëzimit të formularëve të plotësuar, ku maturantët kanë përzgjedhur edhe dy lëndët me zgjedhje që do të japin si provime në fund të muajit qershor. Këto të dhëna nga drejtoritë arsimore do të përcillen drejt institucionit përgjegjës që do të administrojë këtë proces. Lidhur me ciklin e pranimeve, ndonëse nuk është vendosur ende përfundimisht, është konfirmuar nga drejtues të dikasterit arsimor se për vitin që vjen kuotat e pranimeve në fakultet publike do të rriten me 10 për qind. Prioritet do të kenë degët e shkencave teknike, natyrore, gjuhët e huaja, shkencat e jetës, ekonomia dhe administrimi. Një tjetër prioritet në përcaktimin e rritjes së kuotave të pranimit mbetet edhe nevoja që kanë disa programe (më pak të kërkuara nga maturantët) për të shtuar pranimet, kërkesë e cila faktohet edhe nga tregu i punës. Ndërkohë që rritja e kuotave do të ndihet më pak në degët që raportojnë një fluks të lartë kërkesash. Për shkak të kësaj situate edhe rritja e kuotave do të jetë e kushtëzuar. Sikundër ka ndodhur në vitet e shkuara, edhe për maturën e vitit 2011 Universiteti i Tiranës do të ketë numrin më të lartë të pranimeve, të shpërndara sipas programeve që do të ofrojnë tetë fakultet e tij. Pranimet në këtë institucion nuk pritet të shkojnë më shumë se propozimet e vitit të shkuar, përkatësisht me rreth 7 mijë të drejta studimi, të shpërndara sipas degëve përkatëse. Fakulteti i Drejtësisë dhe Ekonomiku do të kenë numrin më të madh të të drejtave të studimit që do të ofrojnë për maturantët.
Humbja e së drejtës për të vijuar shkollën e lartë
Ndryshimet e bëra në maturën e vitit 2011 konfirmojnë se maturantët, nëse nuk kalojnë provën e provimeve me zgjedhje krahas atyre të detyruara, nuk e kanë mbaruar shkollën e mesme e, për rrjedhojë, nuk do të lejohen të vijojnë procedurën për ndjekjen e studimeve të larta. Kësaj kategorie u hiqet edhe shansi i dytë për marrjen e provimeve gjatë vjeshtës. Për rrjedhojë, marrja e notave kaluese në katër provimet do të jetë kushti bazë për të vijuar garën për pranimet në universitet gjatë vitit akademik 2011–2012.
Këshillimi i maturantëve për temat
që duhet të përgatitin për provimet
Për të orientuar nxënësit në zgjedhjen e programeve të duhura në bazë të aftësive, po zhvillohet procesi i këshillimit të karrierës. Ndërkohë në shkolla do të zhvillohen konsultimet sipas grafikëve të përcaktuar. Sikundër ndodhi edhe vitin e shkuar, për të gjitha lëndët që jepen në provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen konsultimet përkatëse për orientimin e maturantëve. Për dy provimet e detyruara ka nisur procesi i zhvillimit të konsultimeve. Gjithashtu për këto dy provime është vendosur që ndërmjet datave të provimeve të zhvillohen një javë konsultime për të gjithë nxënësit bashkë. Ndërsa për lëndët me zgjedhje periudha e përgatitjes me mësuesit do të zhvillohet e grupuar sipas preferencave të përzgjedhura nga vetë maturantët. Gjatë kësaj faze mësuesit e lëndëve përkatëse do të orientojnë maturantët në lidhje me temat që duhet të mësojnë dhe që kanë peshën më të madhe të tezës së provimit.
Abuzimet me ndarjen e ndihmës ekonomike te kategoritë në nevojë
Penalizime të forta ndaj personave
përgjegjës për ndarjen e pagesës
Ndryshimet e bëra në ligjin për ndihmën dhe shërbimet shoqërore parashikojnë marrjen e masave ndëshkimore edhe ndaj personave përgjegjës nga Inspektorati i Ndihmës Ekonomike, Pagesës për Personat me Aftësi te Kufizuara dhe Shërbimeve Shoqërore. Penalizimet, që kanë të bëjnë me shkeljen e përcaktimeve të bëra për ndarjen e ndihmës, konsistojnë në vendosjen e gjobës nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë, marrjen e masës disiplinore dhe shpërblimin e dëmit, nëse është shkaktuar një i tillë. Në rastet kur vlerësohet se janë konsumuar elementet e veprës penale nga personat e ngarkuar për zbatim, bëhet kallëzimin penal pranë autoriteteve kompetente për shkelësit e ligjit. Gjithashtu për çdo shkelje të menaxhimit të fondeve buxhetore që programohen dhe përdoren për ndihmën ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar dhe shërbimet e përkujdesit shoqëror, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative, personat përgjegjës dënohen me gjobë sipas përcaktimeve të nenit 71 të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”. Një risi tjetër e ligjit është edhe ndryshimi i kritereve të përfitimit të kësaj pagese, ku do të përdoret për herë të parë sistemi i një formule të pikëzuar. Kjo formulë e pikëzuar. e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe përdorimi i regjistrit elektronik kombëtar i të dhënave për aplikuesit dhe përfituesit e ndihmës ekonomike, pagesës së aftësisë së kufizuar dhe të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, do të pilotohen për një periudhë dyvjeçare në njësitë e qeverisjes vendore të përcaktuara nga qeveria pas përcaktimit të formulës së pikëzimit dhe ngritjes së Regjistrit elektronik Kombëtar. Ndryshimet parashikojnë edhe dhënien e një pagese shtesë (deri në mbarimin e arsimit të detyrueshëm) për fëmijët e familjeve në nevojë, të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike, si dhe jetimet që nuk janë në institucione, të cilët ndjekin arsimin e detyrueshëm.
Një e veçantë tjetër e këtij ligji është dhe fakti që masa e përfitimit të ndihmës ekonomike për familjen caktohet e ndarë për të dy bashkëshortët, të cilët janë në proces zgjidhje martese dhe nuk kanë ende një vendim të formës së prerë për këtë çështje. Ndryshime të tjera kanë të bëjnë me limitimin në kohë të pagesës së ndihmës ekonomike, e cila tashmë do të jetë pagesë e përkohshme, e kufizuar në kohë dhe e kushtëzuar, që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë. Deklarimi i personit madhorë që do të administrojë paratë, në kohën e plotësimit të kërkesës për të përfituar ndihmë ekonomike është futur për të parandaluar në njëfarë mënyre papërgjegjshmërinë e ndonjërit prej prindërve në përdorimin e parave që merr nga ky program.
Penalizimet kundrejt personave që abuzojnë me ndarjen konsistojnë në vendosjen:
a) e gjobës nga 50 mijë lekë deri ne 100 mijë lekë;
b) e masës disiplinore;
c) shpërblimin e dëmit, nëse është shkaktuar një i tillë.
d) kur vlerëson se janë konsumuar elementet e veprës penale nga personat e ngarkuar për zbatim, bën kallëzimin penal pranë autoriteteve kompetente për shkelësit e ligjit.
Përfituesit e ndihmës do të jenë
1. Familjet në nevojë.
2. Jetimët që nuk janë në institucione (me ligjin e vjetër trajtoheshin jetimet e moshës 18-25 vjeç, të cilët nuk janë në institucione ose nën kujdestari), çka do të thotë se është hequr kriteri i moshës.
3. Prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh që u përkasin familjeve në nevojë.
4. Viktimat e trafikimit pas daljes nga institucionet e përkujdesit shoqëror deri në punësimin e tyre, të cilat përfitojnë një pagesë fikse prej 3000 lekësh të reja.
5. Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.