Durres nje jave afat per verifikimet e listave zgjedhore
Prefekti i Durresit Genci Alizoti ka urdheruar dje Gjendjen Civile per te verifikuar dhe publikuar brenda kesaj jave listat e zgjedhesve per qarkun. Alizoti deklaroi per Standard Gjendja Civile ka nje jave afat dhe kjo vlen per te gjitha zyrat e Gjendjes Civile ne qarkun e Durresit per te pastruar listat nga dublimet te vdekurit dhe personat qe kane lene nenshtetesine. Ne nje takim me drejtuesit e njesive vendore ne rang qarku ne prefekture ra ne sy mungesa e perfaqesuesve te opozites te Bashkise se Durresit dhe te Shijakut por gjithsesi prefekti i Qarkut te Durresit Genci Alizoti ka kerkuar nga kreret e njesive vendore dhe punonjes te Gjendjes Civile qe brenda nje jave te perfundojne pastrimin e listes paraprake te zgjedhjeve ne menyre qe te jete gati lista perfundimtare ne 16 mars. Prefekti Alizoti ka kerkuar nga punonjeset e Gjendjes Civile angazhim maksimal ose ne te kundert per cdo punonjese do te merren masat qe parashikon ligji. Prefekti Alizoti ka permendur edhe komunat problematike ne lidhje me dublimet ate te Thumanes personat me moshe 100-vjecare ne komunat Maminas dhe Rrashbull si dhe personat qe kane lene nenshtetesine komunat Katund i Ri dhe Thumane. Perfaqesuesit e zyrave te gjendjeve civile kane marre zarfet me material eshte derguar per infrastrukturen zgjedhore. Plotesimi i ketyre kerkesave eshte plotesim nga standardeve dhe transparence per zgjedhjet e 8 majit. E vetmja gjendje civile qe ka perfunduar punen per pastrimin e listes paraprake te zgjedhesve eshte Bashkia e Durresit. Drejtori i Gjendjes Civile ne kete bashki Shpend Hoxha eshte shprehur per Standard Jane saktesuar dublimet jane bere ndryshimet e zgjedheseve femra pas marteses si dhe verifikimi i personave me moshe mbi 100 vjec. Prefekti Alizoti tha Tri jane problemet me te cilat po hasemi keto dite dublimet deri tani jane 44 emra ne njesite vendore te evidentuara lenia e shtetesise nga personat ne listat e votimit dhe verifikimi i personave 100-vjecare ka edhe persona qe jane gjalle por ka edhe te vdekur ne kete moshe qe ekzistojne ne lista.