Matura e re, gjimnazistët e arsimuar jashtë, provim për gjuhën Shqipe
saktëson se zotërimi i gjuhës shqipe vërtetohet nëpërmjet dëshmisë së provimit që zhvillohet mbi bazën e programit për të huajt pranë Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. Mbi bazë të rregullores këta nxënës duhet të japin katër provime të maturës, në ndryshim nga vitet e kaluara kur jepnin vetëm dy prej tyre. Shtetasit shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit dhe që nuk kanë dhënë provimet ekuivalente me Maturën Shtetërore, për tu pranuar në universitet, duhet të japin Matematikën, Gjuhën Shqip dhe Letërsinë, ose një nga gjuhët e huaja të menysë së lëndëve me zgjedhje, e konceptuar sipas standardit të testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë (provimet me detyrim D1 dhe D2), thuhet në rregullore. Përsa i përket provimeve me zgjedhje do të respektohet zgjedhja individuale, përveç gjuhës së huaj, kur këtë e kanë dhënë si provim të detyruar. Kjo kategori konkurruesish duhet ti dorëzojë dokumentet brenda periudhës 1-15 prill. Dosja përmban kërkesën me shkrim për të vazhduar shkollën e lartë publike, dëftesën origjinale me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuar dhe pasaportë, ose kartë identiteti.
Last Updated on E Premte, 26 Mars 2010 09:56