Ndryshon ligji për ambientin, prioritet zbutja e ndotjes
ndërsa për tipin C do të jetë kompetencë e autoriteteve lokale siç janë bashkitë apo dhe komunat. Ministri ka shtuar se po mendohet që agjencitë rajonale mjedisore të varen nga Agjencia e Mjedisit. Ky draft ligj është hartuar nga projekti për Implementimin e Planit Kombëtar dhe Përafrimit të Legjslacionit Mjedisor (INPAEL) me financimet e Bashkimit Europian në bashkëpunim me gjithë aktorët që ky ligj përfshin. Në fjalën e tij Ministri Mediu duke falënderuar projektin për ndihmën e dhënë në plotësimin e legjislacionit shqiptar me acquis e Legjislacionit të BE, por dhe për përputhshmërinë që po sjellin me principet evropiane. Ministri Mediu theksoi se shqetësimi me i madh ishte periudha kohore për përputhjen e kapaciteteve dhe burimeve financiare për zbatueshmërinë e këtij ligji. Gjithashtu në këtë ligj gjejnë një trajtim më të gjerë problemet që kanë të bëjnë me ndotjen broun pollution dhe jo me pyjet apo florën dhe faunën , pasi këto çështje janë në një farë mënyre janë të fokusuara në pjesën tjetër të legjislacionit. Një hap tjetër i rëndësishëm në draftin e hartuar është ndarja midis Ministrisë, si hartuese politikave dhe Agjencisë së Mjedisit, si zbatuese e këtyre politikave. Gjithashtu është ndare dhe roli i këtyre institucioneve në proçesin e dhënies së lejeve mjedisore, të cilat janë ndarë në tipin A, B dhe C.