E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët e mjekësisë, protestë për kushtet në fakultet

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë organizuan paraditen e djeshme në ambientet e jashtme të fakultetit, një protestë ku kërkohej përmirësimi i kushteve por protestuan edhe ndaj mungesës së theksuar të pedagogëve. Por një tjetër pikë e protestës ishte

edhe formimi i sistemit arsimor-shëndetësor. Disa prej kërkesave të tjera të studentëve të mjekësisë kishin të bënin me korrigjimin e mangësive në literaturën mjekësore, krijimin e kontratave me qendra të tjera spitalore ku mund të ushtrohen studentët, rritjen e numrit të pedagogëve, shtimin e ambienteve të mësimdhënies, organizimi i aktiviteteve shkencore etj. Pas kërkesave të shtruara prej përfaqësuesve të protestës, fjalën e mori dekani i Fakultetit të Mjekësisë Alfred Priftanji, i cili foli për mundësitë reale të plotësimit të kërkesave. Fakulteti i mjekësisë, Dekanati, trupa pedagogjike është e gatshme të përfshihet në zgjidhjen e kërkesave, dhe këto janë vërtet të vështira sepse duan impenjim, kohë por ne jemi për ti zgjidhur ato theksoi dekani Priftanji.
Në përfundim të protestës , studentët e siguruan dekanin Priftanji mbi vazhdimin e kësaj lëvizje në 13 prill nëse do të mungojë vullneti i duhur për plotësimin e kërkesave të tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›