Matura, hiqet e drejta e ankimimit për notat
19/05/2011 Testimet për nxënësit e shkollave private do të transferohen në ambientet publike
Rreth 34 mijë maturantë do të japin provimet e detyruara, kushtet për të mos u penalizuar
Provimet
Maturantëve u mbeten më pak se dy javë kohë në dispozicion për të finalizuar përgatitjet për provimin e parë të maturës 2011, që do të zhvillohet më datën 1 qershor në lëndën e letërsisë dhe gjuhës shqipe. Aktualisht është përcaktuar edhe fondi i pyetjeve për të gjitha profilet e shkollave të mesme, të cilat duke filluar nga java e ardhshme do të kalojnë në sitën e ekspertëve që janë përzgjedhur për të hartuar tezat finale.
Kundrejt ndryshimeve të shumta të realizuara në rregulloren e provimeve të këtij viti është përcaktuar edhe heqja e të drejtës së ankimit.
Ankimimi
Kështu, maturantët nuk do të mund të ankimojnë rezultatin e arritur në rast pakënaqësie.
Specialistët e Ministrisë së Arsimit kanë bërë me dije se shtimi i grupeve të vlerësimit do të ndikojë në dhënien e rezultateve të sakta. Kjo pasi vlerësimi i provimeve për maturantët do të kalojë në një filtër të trefishtë, çka sipas ekspertëve të maturës minimizon mundësinë e gabimeve në vlerësim. “Nuk ka ankimim dhe nuk ka vjeshtë. Do të aplikojmë një vlerësim të trefishtë, që do të thotë se dy vlerësuesit korrigjojnë në dhoma të veçanta dhe në rast se ata nuk bien dakord për një test që është atje, atëherë vjen pala e tretë, që është një specialist me përvojën më të mirë. Mendimi i tij është i formës së prerë dhe përfundimtar”, - ka deklaruar gjatë ditës së djeshme specialisti në Ministrinë e Arsimit Ndriçim Mehmeti. Gjithashtu në rregullore është konfirmuar se nxënësit e privatit nuk do t’i japin më provimet në ambientet e shkollave të tyre. Për këtë kategori sqarohet se do të testohen në ambientet e shkollave publike, kjo, sipas specialistëve’, për t’i vënë në kushte të barabarta. “Në 2 orë e gjysmë do të kenë 25 pyetje për provimet e detyruara, që janë përkatësisht gjuhë dhe letërsi shqipe dhe matematika dhe do të kenë nga 20 pyetje për provimet me zgjedhje, që janë dy, dhe do të jenë 40 pyetje për 4 orë. Është parashikuar të ketë të njëjtën skemë me vitin e kaluar: 13 pyetje me alternativa dhe 12 me zhvillim”, - ka sqaruar më tej Mehmeti.
Kushtet
Sipas të dhënave të deklaruara deri më tani, pohohet se në total për këtë vit pritet t’u nënshtrohen këtyre provimeve rreth 34 mijë maturantë në të gjithë vendin. Po ashtu një numër i lartë kandidatësh që kanë mbaruar shkollën e mesme gjatë viteve të shkuara do të japin vetëm provimet me zgjedhje. Për të mos rrezikuar të drejtën e studimeve të larta, maturantët këtë vit duhet të marrin nota kaluese në të katër provimet e maturës, në të kundërt do të duhet të rrinë një vit stazh për t’u përfshirë sërish në garën e konkurrimit. Kjo pasi në maturën e këtij viti është pohuar se nuk do të ketë më sezon vjeshte.
Klasifikimi i pyetjeve
Pyetjet që do të përmbajë testi do të klasifikohen në varësi të profilit të shkollës së mesme që maturanti ka kryer. Duke iu referuar kësaj ndarjeje, testet do të jenë disa llojesh përkatësisht të ndryshme për shkollat e mesme drejtimi shoqëror, natyror dhe i përgjithshëm, shkollën e mesme të gjuhëve të huaja, atë pedagogjike, profesionale 3+2 dhe 5-vjeçare, social-kulturore (artistike, sportive, koreografike) si dhe shkolla me kohë të shkurtuar. Moszbatimi i rregullores së provimeve të maturës mund të bëhet shkak për përjashtimin nga e drejta e konkurrimit për shkollën e lartë gjatë këtij viti akademik. Kështu, ditën e provimit të parë të detyruar për lëndën e letërsisë dhe gjuhës shqipe maturantët duhet të jenë të kujdesshëm, si dhe të kenë me vete dokumentet e kërkuara, që të mos rrezikojnë njohjen e rezultatit, çka i skualifikon nga e drejta e studimeve në fakultetet publike.