Mbarojnë zgjedhjet, burgjet “hapin” dyert
16/05/2011 Komisionet fillojnë normalisht punën për dhënien e lejeve të dënuarve
Lejet u pezulluan, që prej datës 15 prill, rinisën më 10 maj
TIRANE-Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 8 majit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka “hapur” dyert për të gjithë të dënuarit. Vendimi ka marrë zbatueshmërinë që prej datës 10 maj, ditë kjo që ishte përcaktuar në urdhrin e parë për pezullimin e lejeve për të dënuarit që janë izoluar në rreth 26 burgje të vendit. Komisionet e posaçme që ushtrojnë funksionin e tyre në çdo institucion të vuajtjes së dënimit kanë filluar tashmë të verifikojnë të gjitha kërkesat e të dënuarve, të cilët interesohen për të fituar lirinë e kushtëzuar. Kjo liri zgjat vetëm shtatë ditë, e cila përcaktohet me ligj për të gjithë të dënuarit, përveç atyre që janë të dënuar nga sistemi i drejtësisë me burgim të përjetshëm, apo që janë persona me rrezikshmëri të lartë në shoqëri. Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve thanë se procesi është duke vijuar normalisht, duke kaluar në skaner kërkesat dhe kriteret që ka plotësuar i dënuari për të përfituar lirinë 7 ditore. Disa nga këto kritere, janë sjellja e mirë në ambientet e burgut, kontributi në punë vullnetare, si dhe një sërë veprimesh të tjera. Pezullimi i lejeve për të dënuarit zgjati në një periudhë 25 ditore, ku që prej datës 15 prill drejtoria e burgjeve i tha “Stop” dhënies së lejeve. Vendimi drastik u mor, për shkak të fushatës elektorale që partitë politike po zhvillonin lidhur me zgjedhjet lokale të 8 majit. Frika e pjesëmarrjes në fushatë i personave të dënuar, shtyu drejtuesit e burgjeve të urdhërojnë pezullimin e lejeve. Nëpërmjet këtij vendimi shpresohej t’i mbyllej “goja” partive politike, ku disa prej tyre bënin akuza publike në adresë të Drejtorisë së Burgjeve se kjo e fundit kishte liruar të dënuar që ishin parë përkrah kandidatëve gjatë fushatës elektorale. E. Qyno