Ëndërroi për familje të madhe
Nga Express më 19 maj 2011 në ora 12:20
Brad Pitt gjithmonë e ka ditur se e dëshiron një familje të madhe.
Aktori 47 vjeçar ishte bërë baba në vitin 2006, kur adoptoi Maddox dhe Zahara, kurse partnerja e tij Angelina Jolie lindi Shiloh, tani katër vjeçare, përderisa thotë se tranzicioni në baba ishte bërë shumë shpejt.
Ata më vonë do të kenë edhe dy binjakë biologjikë, që quhen Knox dhe Vivienne. “Kam pasur një parandjenjë që do t’i kem ata, edhe pse gjërat kanë shkuar në një mënyrë interesante. Por, kam ëndërruar të kem një familje të madhe”.