E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, nis provimi i matematikës


Maturantët kanë nisur provimin e dytë me detyrim, matematikës. Testi, ku marrin pjesë 37 500 maturantë nisi në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30, kur fletët e plotësuara do të mblidhen dhe do shpërndahen në katër qendrat e korigjimit të Tiranës, Elbasanit, Fierit dhe Shkodrës. Provimi i Matematikës përmban 25 pyetje, të cilat janë të kombinuara ndërmjet atyre që kërkojnë zgjidhje dhe pyetjeve me alternativa. Maturantët duhet të grumbullojnë 50 pikë. Përgjigjet e provës së dytë të maturës 2010 pritet të dalin në fund të muajit qershor.

Ndërkohë që Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ndodhet në qytetin e Fierit për të monitoruar nga afër procesin e provimit të matematikës si dhe masat e sigurisë për këtë provim. Aktualisht ai ndodhet në shkollën e mesme "Janaq Kilica".

Në qytetin e Elbasanit, drejtoria arsimore ka marrë vendimin për pezullimin e 6 drejtorëve të shkollave për shkelje të rregullave të vendosura nga MASH .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›