E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili gati për fitore ndaj Koresë së Veriut


Brazili ka bërë edhe përgatitjet e fundit përpara ndeshjes kundër Koresë së Veriut që do të luhet sot në mbrëmje në Johanesburg. Pesë here kampionët e botës shpresojnë që ta nisin fushatën e tyre me një fitore pasi ndeshjet që do të pasojnë do të jenë më të vështira kundër Bregut të Fildishte dhe Portugalisë. Trajneri Dunga është kritikuar për zgjedhjet e tij pasi ka marrë mesfushorë mbrojtës në Afrikën e Jugut dhe ka lënë jashtë Paton dhe Ronaldinjon .Dunga është mbrojtur nga kritikat e mediave duke bërë të ditur se Brazili i tij është një skuadër që ka shënuar rreth 100 gola dhe ka pësuar vetëm 30 kështu që është një skuadër e ekuilibruar dhe kurrsesi nuk mund të jetë pa kreativitet. Për Dungën kritikët kanë sulmuar edhe Gjermaninë për stilin e lojës, por kundër Australisë është parë një Gjermani që ka shënuar katër.
Dunga kërkon kujdes ndaj Korese se Veriut pasi në paraqitjen e tyre te fundit në vitin 1966 koreano veriorët kanë mposhtur skuadra të mëdha.Skuadrat aziatike kanë evoluar shumë vitet e fundit dhe nuk është se zhvillojnë vetëm ndeshje tradicionale .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›