Matura, notat mesatare mbi tetë që fitojnë 10 fakultetet më të mira
Ja si varion mesatarja e fituesve në degët më të mira
Jonida Tashi
Maturantët me mesataren mbi 8 do të kenë më shumë shanse për të vijuar shkollën e lartë në 10 degët më të kërkuara në vend. Sipas statistikave zyrtare nga Agjencia e Kombëtare e Pranimeve në Universitete (APRIAL), degët: Stomatologji; Farmaci; Mjekësi e përgjithshme; Inxhinieri ndërtimi; Informatikë ekonomike; Drejtësi; Financë; Shkenca politike; Inxhinieri elektronike dhe Psikologji janë fituar nga maturantë që notën mesatare për katër vitet e gjimnazit e kanë pasur më të lartë se 8. Madje jo vetëm kaq, por në secilën prej 10 degëve të mësipërme të fakulteteve, në bazë të kuotave të akorduara nga qeveria, nuk është shpallur fitues asnjë maturantë poshtë notës 8. Duke qenë se kërkesat e të rinjve për të vijuar studimet në këto degë çdo vit kanë qenë tepër të larta, ndërsa kuotat e pranimit të kufizuara, aty kanë mundur të ulen në auditorë studentë të përgatitur.
Mesatarja
Megjithëse mesatarja do të zërë vetëm 20 për qind të pikëve të përgjithshme në provimet e Maturës, ajo është një përcaktuese me peshë në rezultatet e provimeve. Ndonëse nga praktikat e viteve të kaluara kemi pasur rastin të shohim maturantë që edhe pse kanë pasur një notë të mirë mesatare nuk janë shpallur fitues në degët e preferuara, më së shumti bie në sy se nxënësit me mesatare të lartë kanë pushtuar degët më të mira të universiteteve. Burime nga kjo Ministria bëjnë të ditur se pesha e mesatares në provimet e Maturës Shtetërore nuk ka ndryshuar, ajo do të zërë 20 për qind të rezultatit të përgjithshëm të maturantëve, ashtu si edhe në 3 vitet e fundit. Megjithëse një vit më parë, vlerësimi i mesatares me kaq pikë u kontestua nga mjaft maturantë, pasi sipas këtyre të fundit, të drejtën e studimit e fituan edhe shumë nxënës me mesatare të ulët, Ministria ka vendosur të mos e ndryshojë peshën e mesatares edhe këtë vit. Për pasojë, për tu shpallur fitues për në universitet, maturantët duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi pikëve të marra në provime, pavarësisht mesatares që kanë.
Përqindja
Pikët që të kualifikojnë për në shkollë të lartë përbëhen nga pesë komponentë të cilët janë: mesatarja e shkollës së mesme; dy provimet me detyrim dhe dy provimet me zgjedhje.
Specialistët e arsimit kanë përcaktuar se sa për qind të pikëve të përgjithshme të një maturanti do të zërë secili prej pesë komponentëve. Kështu, sipas tyre, të pesë komponentët e mësipërm të Maturës do të vlerësohen me 20 për qind të pikëve të rezultatit të përgjithshëm. Për shkollat e mesme profesionale social-kulturore, përqindja e notave të provimeve të detyruara (D1 dhe D2) do të jetë e ndryshme nga ajo e shkollave të mesme të përgjithshme. Në shkollat profesionale, Letërsia do të ketë 15 për qind të peshës së pikëve të Maturës, kurse Matematika 25 për qind. Në shkollat social-kulturore (përjashtuar shkollat pedagogjike), Matematika do të ketë 15 për qind të peshës së pikëve të Maturës, ndërsa Gjuha shqipe dhe Letërsia 25 për qind. Maturantët e shkollave profesionale do të ndajnë 40 përqindshin e provimeve të detyruara, sipas profilit (social a natyror), sipas përqindjeve të mësipërme.
Përqindja e pikëve
Mesatarja e shkollës së mesme (20%)
Provimi 1 i detyruar (D1, Gjuhë-letërsi, 20%)
Provimi 2 i detyruar (D2, Matematikë, 20%)
Provimi 1 me zgjedhje (20%)
Provimi 2 me zgjedhje (20%)
NR EMËRTIMI_DEGA KUOTA MES 4 MES 5
1 Stomatologji 80 8.95 9.1
2 Farmaci 100 8.91 9.08
3 Mjekësi e Përgjithshme 300 8.76 8.95
4 Inxhinieri Ndërtimi 150 8.69 8.86
5 Informatikë Ekonomike 100 8.55 8.75
6 Drejtësi 400 8.48 8.6
7 Financë 460 8.36 8.57
8 Shkenca Politike 100 8.35 8.5
9 Inxhinieri Elektronike 150 8.27 8.48
10 Psikologji 100 8.18 8.26
Viti i ri akademik
Studentët e UT-së, praktikë parlamentare ndërkombëtare (IPS)
Edhe në vitin 2010 tre studentë nga të gjitha degët, të cilët kanë përfunduar studimet e larta, që janë të interesuar për politikën si dhe zotërojnë njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane do të kenë sërish mundësi të marrin pjesë në programin “Praktikë parlamentare ndërkombëtare” (IPS). Ky program realizohet nga Bundestag-u Gjerman në bashkëpunim me Universitetin e Lirë të Berlinit, Universitetin e Homboldtit dhe Universitetin Teknik të Berlinit dhe zhvillohet nga data 1.3.2010 deri me 31.07.2010. Ambasada njofton që dokumentet e bashkangjitura për aplikimin t’ua përcillini më tej personave të interesuar nga Shqipëria, të cilët kanë kryer studimet e larta ose i përfundojnë së shpejti ato. Aplikimet duhet të dorëzohen në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë deri në datën 30 qershor 2009. Për hollësi të mëtejshme të interesuarit mund të klikojnë në faqen e internetit www.bundestag.de/ips.
18 Qershor 2009