E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzeu i Shkencave, 24 qershori është afati i fundit për të hequr speciet



Muzeu i Shkencave të Natyrës, i cili ruan mbi 100 mijë specie të rralla, tashmë rrezikon seriozisht zhdukjen. Pas reagimeve të shumta për çështjen në fjalë, së fundmi këtij muzeu në prag rrënimi i janë afruar përfaqësues të Rinisë Aktive, të cilët i bëjnë qeverisë dhe strukturave përkatëse apel për të shpëtuar këtë pasuri kombëtare. Përmbarimi ka përcaktuar datën 24 qershor, si afatin e fundit për t’i larguar speciet nga muzeu, pasi trualli do t’u kthehet ish-pronarëve. Përballë këtij urdhri të formës së prerë, ende nuk dihet se në çfarë godine do të vendosen speciet dhe as se si do të bëhet transporti i tyre, një pjesë e mirë e të cilave rrezikon prishjen gjatë zhvendosjes.

18 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›