E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura, provimi i matematikës. Mbetës, 9 për qind e nxënësve

Kater Qendrat Kombetare te Vleresimit te Provimeve te Matures, ne Tirane, Elbasan, Fier dhe Shkoder kane perfunduar korrigjimin e provimit te dyte te detyrueshem, atij te matematikes. Sipas perfaqesuesve te ministrise se Arsimit nga 37 mije 115 maturante, rreth 3288, pra 8,86 % kane rezultuar mbetes.

"MASH vlerëson se ky korrigjim i dyfishtë, si element i ri i kësaj mature, ka qenë tepër rigoroz. Në analizë të rezultateve mund t'iu komunikoj se 8.88 për qind e nxënësve të maturës shtetërore janë vlerësuar me vlerësimin maksimal, pra, 9 dhe dhjeta. Ndërsa numri i nxënësve që nuk u vlerësuar kalues është 3288, ose 8.86 për qind e këtyre maturantëve", tha Albana Mustafaraj, zedhenese e ministrise se Arsimit.

Pas përfundimit të procesit të korrigjimit të testeve nga AVA, APRIAL ka nisur printimin e listave të notave të maturantëve dhe shpërndarjen e tyre nëpër drejtorite arsimore te rretheve, prej ku do të nisen për afishim në shkolla.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›