E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, pyetjet dhe afatet për formularët A1 dhe A2

Autori i Lajmit: Entela Duraj
MASH publikon Rregulloren për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2010-të. Kjo Rregullore përcakton rregullat e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore, institucionet shtetërore dhe strukturat arsimore përgjegjëse për këtë proces. Në Rregullore janë përfshirë udhëzimet e MASH, për procedurat e provimit të Maturës dhe përgatitjet e testeve nga AVA, si dhe aplikimet për këto provime. Gjithashtu në këtë Rregullore do të gjeni udhëzime që përcaktojnë përzgjedhjen e mjediseve të zhvillimit të provimeve të MSH, procedurat e shpërndarjes dhe grumbullimit të materialeve dhe administrimit të provimeve, etj.
Kriteret
Datat e provimeve të Maturës caktohen nga Ministri i Arsimit dhe i Shkencës. Provimet e detyruara të Maturës i jep çdo nxënës që ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme dhe ka plotësuar formularin përkatës. Çdo maturant mbetës në provimet e detyruara (D1 dhe D2) ka të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë (të vjeshtës ), por nuk ka të drejtë të konkurrojë për programet e studimit në IALP. Rezultatet e secilit provim të Maturës nuk kushtëzojnë hyrjen në provimet e tjera. Kandidatët që duan të vazhdojnë studimet vetëm në programet e studimit në Akademinë e Arteve të Bukura, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve, në programin e studimit të Edukimit Fizik në Universitetin “Luigj Gurakuqi ”Shkodër, si dhe në programin e studimit të Edukimit Fizik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani ”Elbasan mund të konkurrojnë në këto IALP pa qenë të detyruar të japin provimet me zgjedhje, por këta kandidatë duhet të plotësojnë formularët përkatës sipas rastit.
Përgatitja e testeve
Për të gjitha lëndët e provimeve të detyruara dhe provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore në sesionin e parë MASH dërgon zyrtarisht në AVA programet orientuese lëndore të hartuara nga komisionet e ngritura. Pas marrjes së programeve orientuese, drejtori i AVA-s në bashkëpunim me DEPU të miraton ngritjen e grupeve lëndore të hartimit të testeve. Me propozimin e specialistëve lëndorë të AVA-s ai përzgjedh anëtarët e grupeve lëndore të hartimit të testeve. Ata angazhohen në punë
pas nënshkrimit të kontratave të posaçme, të cilat vënë si kusht ruajtjen e sekretit dhe mungesën e konfliktit të interesit. Specialistët lëndorë të AVA -s trajnojnë çdo anëtar të grupeve lëndore të hartimit të testeve, pas përzgjedhjes së tyre. Çdo grup lëndor harton fondin e kërkesave të testeve, bazuar në matricën e specifikimeve, të hartuar nga specialisti lëndor. Ky fond është sa 20 (njëzetëfishi)i kërkesave që do të përmbajë
testi. Pilotimi i njohjes së karakteristikave të kërkesave, procedurave logjistike dhe administrative për realizimin e provimit kryhet nga fondi i kërkesave të hartuara nga çdo grup lëndor, nën drejtimin e specialistit lëndor. Përzgjedhja e testit të lëndës bëhet nga specialistë të caktuar prej Ministrit të Arsimit e Shkencës, që emërtohen përgjegjës të testit përfundimtar (PTP),në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit (KOEPS),brenda ambienteve të izoluara të AVA -s. Menjëherë pas përzgjedhjes së testit kryhet shumëfishimi dhe paketimi i test broshurave.
Formulari A1
MASh miraton deri më datë 15 shkurt Formularin A1, A1z, (të dhënat e kandidatëve përpara vitit 2010 dhe të shtetasve shqiptarë që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit si dhe kërkesën e tij për provimet e lëndëve mezgjedhje), tabelën e indeksit të profilit/degëve të shkollave të mesme dhe koeficientët e lëndëve me zgjedhje të propozuara nga IALP -të . Do të publikohet gjithashtu edhe udhëzuesi i plotësimit të formularit A1, A1z. AVA dërgon në KMS h-t e DAR-it dhe ZA-së formularët A1,A1Z udhëzue sit e plotësimit dhe modelin për tabelën për përmbledhjen e të dhënave nga formularët A1 , A1z. KMSh-të e DAR-ve dhe ZA-ve i dërgojnë ato në KSHMSh-të deri më 19 shkurt. Çdo maturant/kandidat pavarësisht nëse jep apo jo provimet e lëndëve me zgjedhje, plotëson dhe dorëzon Formularin A1 dhe A1Z në KSHMSh të shkollës ku ai caktohet, brenda datës 10 Mars. Në periudhën 11 -24 mars KSHMSh plotëson tabelën përmbledhëse në bazë të formularëve A1, A1Z të dorëzuar nga maturantët/kandidat. Formularët e plotësuar A1, A1Z dërgohen zyrtarisht nga KSHMSh e shkollës në KMS h-në e DAR –it dhe ZA-së brenda datës 25 Mars,së bashku me tabelën e plotësuar përmbledhëse të dhënave të formularëve. KSHMSh, një kopje të tabelës përmbledhëse me të dhënat e formularëve që ka dërguar në KMSh e DAR/ZA e afishon në shkollë dhe pret vërejtje, ndryshime dhe rregullime të mundshme nga maturantët, i evidenton ato dhe i dërgon në AVA,brenda datës 15 prill. Formularët A1 dhe A1 z qëndrojnë në DAR/ZA.DAR/ZA dhe shkolla mbajnë përgjegjësi për saktësinë e të dhënave të maturantëve që kanë mbaruar shkollën përpara vitit 2010. KMSh-të e DAR -ve dhe ZA-ve hartojnë mbi këtë bazë listat e plota me të dhënat e të gjithë maturantëve/kandidatëve,sipas modelit të dërguar nga AVA, dhe i dërgojnë ato zyrtarisht dhe në formë elektronike,të ndara sipas shkollave, në AVA, brenda datës 31 Mars.
Formulari A2
MASH miraton deri më datë 30 qershor Formularin A2 të personalizuar me kërkesën për notën mesatare dhe preferencën e programeve të studimit të shpallura nga IALP si dhe udhëzuesin e plotësimit të formularit A2. Kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në IALP duhet të plotësojnë formularin A 2, brenda datës 30 korrik dhe ta dorëzojë atë në KSHMSh, pasi maturanti/kandidati është njohur me të gjitha rezultatet e provimeve të M aturës. Nuk plotësojnë Formularin A2 maturantët/kandidatë që rezultojnë mbetës në një nga provimet e detyruara ose me zgjedhje të Maturës. Të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë Rregulloren e Maturës Shtetërore 2010 ” në adresën elektronike
http://www.mash.gov.al/Rregullore_MSH_2010.pdf.

Rregullorja e provimeve për paramaturantët

Të gjithë personat që kanë kryer shkollat e mesme para vitit shkollor 2005-2006, kanë marrë Dëftesë Pjekurie dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet në IALP, do të japin dy provimet me zgjedhje. Regjistrimi për provimet me zgjedhje do të bëhet: Në shkollat ku këta persona kanë kryer shkollën e mesme; Në KMS h të D AR-it apo ZA-së,ku ka figuruar shkolla e mesme,nëse shkolla e mesme apo profili i shkollës së mesme që kanë kryer është mbyllur. Në këtë rast, këta persona paraqesin në këtë KMS h dokumentet e mëposhtme: Vërtetimin që ka mbaruar shkollën e mesme,i shoqëruar me notat e 4 (katër)ose 5 (pesë) viteve të shkollës së mesme,lëshuar nga drejtori i shkollës përkatëse,bazuar në regjistrin themelor (amza); Kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë; Një kopje të noterizuar të dokumentit të identifikimit pasapo rtë ose kartë identiteti; Kërkesën me shkrim për dhënien e provimit me zgjedhje. KMSH i DAR-it apo ZA-së cakton shkollën e mesme ku këta persona do të plotësojnë formularët përkatës dhe do të japin provimet me zgjedhje. KMSh i DAR-it apo ZA-së përcakton për këta persona, në bazë të dokumenteve të paraqitura,notën mesatare të viteve të shkollimit si edhe notat e provimeve të detyruara D1 e D2 dhe ia përcjell ato zyrtarisht shkollës personi do të japë provimet. Regjistrimi i çdo kandidati për provimin me zgjedhje, parashikuar në nenet 24, 25, 26, 27, 28, konsiderohet i plotë,në qoftë se krahas plotësimit me saktësi të çdo të dhëne të kërkuar, i bashkëngjitet mandatarkëtimi origjinal që vërteton pagesën e tarifës së Maturës Shtetërore. Formulari A2 i plotë suar pranohet vetëm i shoqëruar me mandatarkëtimin . Në qoftë se për arsye të ndryshme kandidati nuk merr pjesë në provimin me zgjedhje për të cilin ka bërë pagesën, kjo e fundit nuk kthehet.

Përjashtimi ose mosnjohja e provimit

Ditën e provimit maturanti/kandidati përjashtohet dhe nuk i njihet rezultati i provimit në qoftë se:
1. Maturanti /kandidati përjashtohet nga provimi,në qoftë se thyen rregullat e provimit.
2. Nuk është i pajisur me dokument identifikimi.
3. Nuk qëndron në vendin që i caktohet.
4. Përpiqet të japë provimin për një maturant /kandidat tjetër.
5. Merr ose jep informacion, kopje ose komunikon me maturant/kandidatë të tjerë.
6. Bën komente lidhur me përmbajtjen ose zgjidhjen e testit gjatë kohës së zhvillimit të provimit.
7. Merr me vete telefon celular,radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimeve.
8. Maturanti /kandidati përjashtohet nga provimi në qoftë se nuk zbaton rregullat e përcaktuara në pikat 56.1,56.2, 56.3, 56.4, 56.5 dhe 56.7.
9. Nuk duhet të përdoret laps për plotësimin e testit

Si do të bëhet vlerësimi i testit

Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjtë për çdo maturant/kandidat. Vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga maturanti/kandidati për kërkesën përkatëse, mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga hartuesit e testeve. Vlerësimi i përgjigjeve të maturantëve/kandidatëve në provimet e detyruara dhe me zgjedhje bëhet me pikë të cilat ekuivalentohen në notë. Pas përfundimit të çdo provimi të Maturës,AVA shpall skemën e vlerësimit të testit. Testet e provimit të Maturës vlerësohen nga vlerësues të jashtëm. Drejtori i AVA-s, në bashkëpunim me DEPU të MASh përzgjedh vlerësuesit e jashtëm dhe përgjegjësit e tyre.DEPU dhe AVA organizojnë,jo më vonë se një muaj përpara provimit të parë të Maturës trainimin intensiv të vlerësuesve. Përzgjedhja e vlerësuesve të testeve kryhet çdo vit. Numri i tyre është në varësi të numrit të testeve që vlerësojnë dhe kohës së shpalljes së rezultateve të vlerësimit. Çdo vlerësues firmos në çdo test që vlerëson dhe mban përgjegjësi për vlerësimin. Para fillimit të procesit të vlerësimit të testeve,grupi i hartimit të testeve t ë AVA ritrainon vlerësuesit e testeve,për testin e përdorur në provim. Vlerësimi i testeve realizohet në mjediset që përzgjidhen nga AVA dhe miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës,në kushte të përshtatshme dhe të sigurta. Çdo pyetje e testit i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë,të pavarur nga njëri tjetri. Vlerësuesit, pasi marrin në dorëzim testet,konfirmojnë saktësinë e tyre dhe bëjnë kodifikimin me numra arabë, pavarësisht nga barkodi dhe pa e dëmtuar atë.Vlerësuesit
mund të bëjnë shënime në test, por vlerësimet për çdo pyetje i pasqyrojnë në formularët përkatës. Rakordimi i vlerësimeve bëhet,pas korrigjimit të çdo 40 testeve. Në rastet kur ka
mospërputhje midis dy vlerësuesve, përgjegjësi i vlerësimit, aktivizon një vlerësues të tretë për të bërë, motivuar dhe argumentuar vlerësimin përfundimtar. Përgjegjësi i vlerësimit
firmos në tabelën e vlerësimit të testit së bashku me vlerësuesin e tretë. MASh ngre komisione të posaçme (KOPOTED),që shqyrtojnë rast pas rasti të gjithë testet që raportohen si të dyshimta për kopjim nga vlerësuesit e testeve dhe me parregullsi.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›