Eurodeputetja Pack kritikon vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën
Autori i Lajmit: Redaksia
Në 2-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, eurodeputetja Doris Pack kritikoi vendet e Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. "Nëse do të ishim më të bashkuar në këtë pikë, atëherë ne do të përparonim më shumë", theksoi ajo. Në të njëjtën kohë, Pack mbrojti punën e misionit të BE-së, EULEX. "Pas një pranie 10-vjeçare të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, EULEX-i ka filluar një punë që nuk është e lehtë", tha anëtarja e delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian. EULEX-i po punon në të gjitha fushat, por jo në të gjitha këto fusha punët po ecin si duhet", theksoi Pack. Edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek kërkoi dje që vendet e mbetura në BE të njohin Kosovën. Lunacek, vlerësoi se gjatë vizitës së ardhshme në Beograd, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton duhet të sqarojë se inkuadrimi i Serbisë në BE nuk do të jetë i mundur pa njohjen e Kosovën. "Është koha që pesë anëtaret e BE-së ta shqyrtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Qëndrimi i ndarë i Unionit nuk është i dobishëm për politikën koherente evropiane të Kosovës, për shembull në veri të vendit", theksoi Lunacek.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2010