E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia, Berisha letër Thacit: “Urime mbarë kombit”

Autori i Lajmit: Redaksia

Kryeministri Berisha ka uruar dje Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi për kremtimin e përvjetorit të dytë të festës së Pavarësisë. Përmes një letre drejtuar homologut të tij, në emër të qeverisë shqiptare Kryeministri Berisha ka përcjellë urimet më të mira në këtë ditë me rëndësi historike për mbarë kombin. Kryeministri Berisha nënvizon arritjet e mrekullueshme në Kosovë përgjatë këtyre dy viteve për ndërtimin e një shoqërie të lirë, ku të gjithë qytetarët ndihen të barabartë, pavarësisht nga përkatësia etnike, për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe për forcimin e zbatimin e ligjit dëshmojnë qartë se çfarë është në gjendje të bëjë një popull, që beson në lirinë dhe vlerat e veta.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›