Matura, rregullat për provimin e matematikës
Maturantët do të kalojnë sot sfidën e dytë të detyrueshme. Në orën 09.00 rreth 33.400 nxënës do t'i nënshtrohen provimit të matematikës.
Sipas rregullores, ata duhet të paraqiten në shkollë 1 orë përpara fillimit të provimit. Gjatë kësaj kohe kryhet identifikimi i tyre, hyrja në klasa, ulja e tyre në vende, si dhe leximi i rregullave. Veç certifikatës apo pasaportës maturantëve nuk do t'i lejohet të ketë me vete asgjë tjetër. Në të kundërt do të përjashtohen nga provimi. Provimi do të zgjasë 2 orë e gjysmë. Nxënësit do të kenë përpara tezat me 25 pyetje, 13 prej të cilave me alternativa dhe 12 me zhvillim. Ministria e Arsimit ka përcaktuar listën me administratorët për secilën shkollë. Si rregull mësuesit do të monitorojnë klasa me nxënës që nuk i përkasin shkollës ku japin mësim. Maturantët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave gjatë provimit. Në rast se kapen duke kopjuar, ata përjashtohen automatikisht nga procesi i Maturës Shtetërore, duke humbur për një vit të drejtën për të nisur një shkollë të lartë. Gjithashtu ndalohet komunikimi me kandidadët e tjerë, celularët apo shënimet në fletën e provimit. Të forta janë rregullat edhe për ata nxënës që mund të mos ndihen mirë gjatë provimit. Në rast se për një arsye apo një tjetër ata duan të dalin nga klasa, pasi kanë probleme me shëndetin, automatikisht përjashtohen nga provimi. Për rrjedhojë humbin edhe shansin për të konkurruar në universitet. Pas daljes së rezultateve të provimit, çdo maturant që do të jetë i pakënaqur nga vlerësimi i testit, do të ketë mundësi të tërheqë një kopje të testit në qendrën e vlerësimit kundrejt një tarife prej 400 lekësh. Në këtë mënyrë, çdo kandidat do të shikojë pikët që ka marrë dhe mënyrën sesi janë vlerësuar përgjigjet.